Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) ka si mision ofrimin e kujdesit të menjëhershëm, të specializuar dhe multidisiplinar për pacientët që paraqiten në urgjencë, me fokus kryesor trajtimin e traumave dhe patologjive kritike për jetën.
Ne synojmë të sigurojmë diagnostifikim të shpejtë dhe trajtim efektiv, bazuar në protokollet ndërkombëtare (A.T.L.S. – Advanced Trauma Life Support) duke u koordinuar me shërbimet spitalore dhe përmes bashkëpunimit multidisiplinar për të maksimizuar rikuperimin dhe minimizuar komplikacionet.
Si qendër referimi në nivel terciar, garantojmë shërbim 24/7 për rreth 60.000 pacientë në vit (96% e rasteve janë trauma dhe politrauma), menaxhim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të rasteve emergjente jo-traumatike (rreth 4% e rasteve), duke respektuar nevojat e pacientëve dhe familjeve të tyre.
Përkushtimi ynë përfshin gjithashtu edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, për të siguruar standardet dhe për të krijuar protokollet më të larta klinike.
Pjesë e stafit 24-orësh multidisiplinor janë:
Mjekë specialistë urgjence,
Mjekë kirurgë të përgjithshëm,
Mjekë reanimatorë,
Mjekë ortopedë,
Mjek neurokirurg,
Mjek imazherist,
Mjek i specialiteteve të sëmundjeve të brendshme,
Mjekët specialist në shërbim “on call” (15 disiplina mjekësore),
Teknikë të imazherisë,
Infermierë të specializuar në pritjen, trajtimin dhe ndjekjen e të sëmurëve të traumatizuar, Specialistë të shërbimeve mbështetëse.
Vizioni ynë
Të jemi qendra udhëheqëse në rajon për trajtimin e urgjencave traumatike dhe patologjive kritike, duke ofruar kujdes të avancuar dhe inovativ, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe teknologjitë moderne, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së pacientëve.
Në SUT, shërbimi i urgjencës përdor kode emergjence, për të përcaktuar prioritetin e trajtimit, duke siguruar që pacientët me nevojë më të madhe të marrin kujdesin menjëherë, ndërsa rastet më pak urgjente organizohen sipas nevojave specifike dhe sipas prioritetit të shërbimit (kodet e triazhimit parësor).
Çfarë Trajtohet në Urgjencën e SUT?
Pacientët e traumatizuar dhe politraumat e të gjitha grup-moshave,
Ndihmë e parë për sëmundje të përgjithshme që përbëjnë urgjenca jo-traumatike me synim stabilizimin e situatës dhe transportin në qendrën spitalore të përputhshme me nevojat mjekësore të të sëmurit,
Trajtimi i pacientëve në gjendje kritike në ambientet e “zonës së kuqe”.
Çfarë NUK Trajtohet në Urgjencë?
Vizitat e rikontrollit për pacientët e trajtuar më parë. (Këto kryhen në poliklinikë, nëpërmjet Sistemit të Referimit nga mjeku familjes ose në shërbimin ambulator.) Raste jo emergjente që nuk konsiderohen trauma ose politrauma. Ekzaminime imazherike/laboratorike për raste jo urgjente.
Menaxhimi i Pacientëve në Observacion (Zona e Kuqe). Pacientët në gjendje të rëndë mbahen në observacion næn monitorim dhe kujdes tæ vazhdueshæm dhe kritik. Vendimi për trajtim ose transferim merret nga shefat e shërbimeve të reanimacionit dhe të urgjencës, në konsultë ndërdisiplinore me mjekun kurures.
Ndalohet Rreptësisht:
Hyrja e familjarëve në sallat e operacionit dhe observacion (“zona e kuqe”)
Përdorimi i celularëve dhe/ose pajisjeve audio-vizive pa lejen përkatëse (V.O. ambienti spitalor është i monitoruar 24h me kamera me cikël të mbyllur)
Administrimi i shërbimit
Koordinimi:
Cel. +355693752572
Shef Shërbimi
Agustin SUMA MD, Kirurg maksilofacial, A.T.L.S. certified Mjekët primarë në urgjencë:
Gjovalin BUSHI MD ScD, Kirurg
Gazmir FEJZIU MD, Patolog Mjeko-ligjor
Erion GJOSHI MD, Kirurg i përgjithshëm, A.T.L.S. certified Gerald KOLA MD, Internist & gastroenterolog
Met LOCI MD, Kirurg i përgjithshëm, A.T.L.S. certified Enida ZAIMI MD, Interniste
Kryeinfermier i urgjencës:
Eduart RAMA
Kryeinfermiere OBS – Blloku operator i urgjencës (“Zona e kuqe”):
Sadete GJECI
Infrastruktura në Urgjencë dhe OBS
- Ambientet e shërbimit janë të organizuara sipas kodeve dhe prioritetit të vlerësimit:
- Dhoma e kodeve “të bardha”: dhomë vizite 3 shtretër
- Dhoma e kodeve “jeshile”: 8 shtretër
- Dhoma e kodeve “të verdha”: 4 shtretër
- Dhoma e kodeve “të kuqe”: 6 shtretër
Blloku operator i urgjencës
Ambjente spitalore ndihmëse:
- Dhoma e ekzaminimit ekografik në urgjencë
- Njësia e imazherisë klinike radiografike në urgjencë
- Njësia e imazherisë me CT në urgjencë
- Dhoma e manipulimeve dhe mikrokirurgjisë
- Dhoma e konsultës dhe manipulimeve ortopedike në urgjencë
Marrë nga “Udhëzuesi për përgatitjen e planeve të përgjigjes së spitaleve ndaj fatkeqësive” si pjesë e “Platforma e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e riskut” me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Njoftime dhe trajnime
Trajnimi multidisiplinor periodik i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Traumes dhe Kirurgjisë së Urgjencës (A.S.T.E.S.) dhe nga American College of Surgeons (A.C.S.) për përftimin e dijeve teoriko-praktike dhe certifikimin sipas Advanced Trauma Life Support (A.T.L.S.) nën drejtimin e Prof. Agron Dogjani MD dhe Prof. Edmond Zaimi MD.
Në rast urgjence, kontaktoni 127
Shërbimi i urgjencës ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
Koordinimi spitalor (24/7): +355693752572
