Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE

Për vizitorët e faqes sonë të internetit ju bëjmë me dije se jemi të përkushtuar t’i respektojmë  të drejtat e privatësisë të klientëve, vizitorëve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve të  ofruara në faqen tonë të internetit, në mënyrë që t’ju japim juve sigurinë dhe t’ju sigurojmë për përdorimin e duhur të të dhënave tuaja gjatë shfrytëzimit të faqes dhe shërbimeve tona.

Në këtë kuadër, SUT dëshiron të vendosë në vëmendjen e çdo përdoruesi se pasi informacioni ka mbërritur në serverat tanë, ne kemi të implementuara sisteme sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Me qëllim që të parandalojmë hyrje të paautorizuar ose zbulim, kemi vendosur proçedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe menaxheriale për mbrojtjen dhe sigurimin e informacioneve që i mbledhim online. Të gjitha informacionet personale që janë të mbledhura, duke përfshirë emra, adresa, janë të ruajtura përmbas një “firewall”-i.

SUT  mund ta ndryshojë këtë politikë kohë pas kohe duke përditësuar këtë faqe. Ju duhet ta vizitoni këtë faqe më shpesh që të siguroheni që jeni të kënaqur me ndryshimet.

Duke përdorur faqen tonë të internetit, shërbimet e saj, apo duke krijuar një llogari në të ju i pranoni këto politika të përdorimit dhe kështu pajtoheni që ne do t’i regjistrojmë, mbledhim, përdorim dhe i ndajmë të dhënat në mënyrat e përshkruara më poshtë në këto politika të privatësisë.

Çfarë informacione mbledh SUT?

SUT mbledh të dhëna personale. Disa nga këto të dhëna janë lënë opsionale në dëshirën tuaj.

Informacionet që kërkohen nga ju janë:

  1. Emri dhe Mbiemri juaj.
  2. Informacione për kontakt duke përfshirë email adresën, numrin e telefonit dhe adresën.
  3. Opinioni apo ankesat tuaja në lidhje me shërbimin e ofruar në SUT.

Të dhënat e mbledhura ruhen në serverat tanë për një periudhe 1 vjecare.Mbas kësaj periudhe ato do të fshihen.

Çfarë bën SUT me informacionin e mbledhur?

Ne mund t’i përdorim të dhënat dhe opinionin tuaj për rritjen e cilësisë së shërbimit që ne ofrojmë në SUT. SUT nuk do t’i shesë, shpërndajë ose japë me qira të dhënat tuaja personale tek palë të treta përveç nëse SUT ka leje prej jush ose është i urdhëruar me ligj për ta bërë këtë.

SUT përdor “cookies” të cilët e regjistrojnë trafikun që të identifikojë cilat faqe janë në përdorim. Kjo e ndihmon SUT-në të analizojë të dhënat për trafikun e faqes së internetit dhe ta përmirësojë faqen e internetit të SUT-së me qëllim që ta ndryshojë sipas nevojat të klientëve. SUT i përdor këto informacione për analiza statistikore. Ne mund të përdorim software për të gjurmuar klikimet e mausit, lëvizjet nëpër faqe dhe cilat rubrika ju i vizitoni më së shumti.

Si mund të shprehni ankesat tuaja në lidhje me dhënien e informacionit nga ana juaj?

Nëse besoni se SUT përmban informata të pasakta ose të paplota rreth jush, ju lutemi shkruani email tek SUT sa më shpejt, në adresën info.trauma@sut.gov.al

SUT menjëherë do t’i përmirësojë informatat e pasakta.

Lidhjet (linqe) në faqet e tjera

Faqja e internetit e SUT- së mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera të interesit. Megjithatë, duhet të dini se sapo ju përdorni këto lidhje dhe largoheni prej faqes tonë, SUT nuk ka kontroll mbi faqen tjetër. Prandaj, ne nuk mund të jemi përgjegjës për mbrojtjen e privatësisë së informacioneve që ju jepni duke vizituar këto faqe internet. Këto faqe internet nuk rregullohen sipas kësaj deklarate të privatësisë.

  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button