Shërbimi i ORL-së, Okulistikës dhe Kirurgjisë Maksilofaciale, në kuadër të misionit të tij bazë si pjesë integrale e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), ka si objektiv parësor diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me patologji traumatike dhe jo-traumatike në fushat përkatëse të specialiteteve që mbulon.
Ky shërbim mbulon një spekter të gjerë me patologji të lindura, të fituara, akute apo kronike duke ofruar trajtim të specializuar për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes së sipërme, organit të shikimit dhe strukturave kranio faciale.
Në funksion të statusit të tij si njësi e nivelit terciar, për traumën, Shërbimi i ORL, Okulistikës, Kirurgjisë Maksilo faciale është përgjegjës për kryerjen e konsultave dhe ekzaminimeve të specializuara për rastet e referuara nga shërbimet spitalore dytësore në nivel kombëtar.
Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me shërbimet e tjera të SUT-së, garanton një shërbim të vazhdueshëm të gatishmërisë (on-call), 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të përballuar të gjitha urgjencat e traumës që kërkojnë ndërhyrje multidisiplinare në fushat përkatëse.
Gjithashtu në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1001, datë 02.12.2015, “Për integrimin e Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Ushtarak të Forcave të Armatosura”, shërbimi ka gjithashtu në ngarkim kryerjen e ekzaminimeve mjekësore për personelin e Forcave të Armatosura, sipër kontrollet periodike, ashtu edhe në funksion të përgatitjes për misione jashtë vendit. Këto ekzaminime realizohen nga mjekët e Njësisë së Mjekësisë Ushtarake (NJMU).
Shef Shërbimi
Dr. Elvis VELI-mjekokulist (Përgjegjës mjekësor për okulistikën) Kryeinfermiere
Liljana KORO
Mjekët e shërbimit
Dr. Bledar Kruja –mjek okulist Dr. Leodita Gjana –mjeke okuliste
Major Dr. Katerina Kasa –mjeke okuliste ( NJMU)
Dr. Kledia Pollo –mjeke ORL (Përgjegjës mjekësor për ORL)
Dr. Shk. Gjergji Bizhga –mjek ORL Dr. Blerina Avdulaj –mjeke ORL Dr. Fatmir Guni –mjek ORL
Dr. Eristen Fejzo –mjek ORL (NJMU) Dr. Brikena Danaj –mjeke ORL (NJMU) Dr. Hekuran Braho –mjek ORL (NJMU)
Dr. Marjon Sako –mjek kirurg maksilo-facial (Përgjegjës mjekësor për kirurgjinë maksilo faciale)
Dr. Shk. Lozana Binjaku – mjeke kirurge maksilo-faciale Dr. Shk. Alma Teliti –mjeke kirurge maksilo-faciale
Dr. Loreta Qemali –mjeke kirurge maksilo-faciale (NJMU) Dr. Grej Malo –mjek kirurg maksilo-facial (NJMU)
