Shërbimi i Farmacisë në Spitalin Universitar të Traumës ofron mbështetje farmaceutike të sigurt dhe cilësore për trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe jo vetëm, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm dhe përdorimin racional të barnave dhe materialeve mjekësore. Ky shërbim funksionon në përputhje me legjislacionin dhe udhëzimet kombëtare, duke garantuar kujdes shëndetësor të nivelit terciar, me fokus te efikasiteti, siguria dhe përgjegjësia profesionale.
Farmacia e SUT luan një rol thelbësor në mbështetjen klinike të pavioneve dhe shërbimeve spitalore. Ajo ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me barna dhe materiale të mjekimit, nga momenti i pranimit deri te shpërndarja në strukturat përkatëse. Barnat sigurohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa çdo furnizim kalon
nëpërmjet komisionit të kolaudimit që vlerëson gjendjen, cilësinë, afatin e përdorimit dhe origjinën e tyre.
Farmacia bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Finances dhe strukturat drejtuese të spitalit për të analizuar dhe përditësuar në mënyrë periodike të dhënat mbi konsumin, qarkullimin dhe mungesat e mundshme të artikujve. Përmes raporteve mujore dhe analizave vjetore, sigurohet që të gjitha pavionet të jenë të pajisura në mënyrë të vazhdueshme me medikamentet dhe materialet e nevojshme, duke parandaluar stoqet e panevojshme dhe duke ruajtur fleksibilitet në menaxhimin e rezervave.
Të gjitha produktet farmaceutike ruhen në përputhje me standardet mbi Praktikat e Mira të Ruajtjes dhe Shpërndarjes së Barnave. Barnat termolabile ruhen dhe transportohen në kushte të kontrolluara temperaturale, sipas kërkesave të prodhuesit dhe fletë-udhëzuesit shoqërues. Në rastet kur barnat janë të dëmtuara, të skaduara ose me qarkullim të ulët, ato identifikohen, raportohen dhe tërhiqen nga qarkullimi sipas rregullave përkatëse.
Shërbimi farmaceutik operon çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:30 dhe mbulon shërbimet e pavioneve me shërbim on-call gjatë gjithë ditëve të javës, përfshirë ditët e pushimit. Ky organizim siguron një mbulim të plotë dhe të pandërprerë të nevojave urgjente dhe të përditshme për barna dhe materiale mjekimi.
Shërbimi i Farmacisë është i përbërë nga një staf i kualifikuar, të cilët janë emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një pjesëtar i stafit është gjithashtu pjesë e Njësisë së Trupës Ushtarake pranë SUT.
Përmes funksionit të tij thelbësor, Shërbimi i Farmacisë kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e trajtimit klinik, garanton përdorimin e sigurt të barnave dhe ndihmon në funksionimin efikas të gjithë spitalit.
Shef Shërbimi
Ekipi farmacistëve
Entela Kapaj
Jetmira Koleci
Klaudia Qerimi
Iranda Ademi
Arjeta Kushi
