Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
    • SHËRBIMI I URGJENCËS
    • SHËRBIMI UNIVERSITAR I ORTOPEDISË
    • SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
    • SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
    • SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT “MIHAL KËRÇI”
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FARMACISË
    • URGJENCA PARASPITALORE
    • SHËRBIMI I IMAZHERISË
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
    • SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE

Misioni i Shërbimit të Konsultave të Specializuara Ambulatore është të ofrojë kujdes mjekësor cilësor, të personalizuar dhe të koordinuar, për pacientët që kanë nevojë për ndjekje pas trajtimit spitalor, vlerësim të specializuar apo këshillim klinik.

Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e vazhdimësisë së kujdesit në kuadër të trajtimit të politraumës dhe patologjive të lidhura, në përputhje me misionin e SUT si institucion referues kombëtar.

Pacientët që paraqiten në konsultat ambulatore vijnë nëpërmjet sistemit të referimit, të dërguar nga:

•           Mjeku i familjes

•           Mjekët specialistë të nivelit parësor dhe dytësor

•           Ose në raste specifike në vijim të një trajtimi të mëparshëm në SUT (kjo vlen për pacientët e traumave ortopedike dhe kirurgjikale)

Shërbimi ofron konsulta në një gamë të gjerë specialitetesh, duke përfshirë fusha klinike, kirurgjikale, psiko-sociale dhe rehabilituese, me qëllim:

•           Diagnostikim të saktë dhe trajtim të specializuar

•           Parandalim të komplikacioneve

•           Rikuperim funksional pas traumës

•           Mbështetje afatgjatë për pacientë me patologji kronike

Në të njëjtën kohë, ky shërbim ndihmon në organizimin dhe koordinimin efikas të fluksit të pacientëve, duke përmirësuar cilësinë e përvojës së pacientit dhe duke rritur efikasitetin e kujdesit shëndetësor.

Për kryerjen falas të konsultave ambulatore është i nevojshëm dokumentacioni mëposhtëm:

•           Karta e shëndetit e rinovuar

•           Karta e identitetit (ID) për personat mbi 18 vjeç

•           Certifikate lindje për personat nën18 vjeç

•           Rekomandim nga nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist i zonës ku banon (i planifikuar me sistem referimi)

Specialitetet që ofrohen:

•           Kardiologji

•           Pneumologji

•           Endokrinologji

•           Gastrohepatologji

•           Neurologji

•           Infeksionist

•           Nefrologji

•           Hematologji

•           Ortopedi 1, 2, 3

•           Neurokirurgji

•           Kirurgji e përgjithshme

•           Urologji

•           Reumatologji

•           Angiologji

•           Dermatologji

•           Alergologji

•           Okulistikë

•           ORL (Otorinolaringologji)

•           Fizioterapi

•           Psikiatër

•           Psikologji klinike

•           Gipsi (Shërbim i imobilizimit ortopedik)

•           Dhoma e mjekimit

 

⏰ Orari i konsultave ambulatore: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.

  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button