Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
    • SHËRBIMI I URGJENCËS
    • SHËRBIMI UNIVERSITAR I ORTOPEDISË
    • SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
    • SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
    • SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT “MIHAL KËRÇI”
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FARMACISË
    • URGJENCA PARASPITALORE
    • SHËRBIMI I IMAZHERISË
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
    • SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË

Misioni i Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Spitalin Universitar të Traumës është të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të shtruar dhe atyre ambulatorë, nëpërmjet rehabilitimit funksional, riaftësimit gradual dhe edukimit shëndetësor, veçanërisht për pacientët post-traumë.


Ky shërbim mbulon pacientët në pavionet e shërbimeve që ofron SUT, duke u angazhuar për rikuperimin e aftësive funksionale dhe rikthimin në jetën e përditshme. Ky mision realizohet përmes ofrimit të një kujdesi profesional, të personalizuar dhe të bazuar në gjendjen klinike të pacientit, duke synuar:

  • Riaftësimin gradual të funksioneve trupore, për të rikthyer pacientin në një jetë sa më aktive dhe të pavarur.
  • Reduktimin e dhimbjes dhe komplikacioneve pas traumave, operacioneve apo periudhave të gjata të imobilizimit.
  • Përmirësimin e mobilitetit.
  • Përmirësimin e forcës muskulore, në mënyrë që pacientët të rifitojnë autonominë e tyre fizike.
  • Përmirësimin e tonifikimit muskular,
  • Parandalimin e invaliditetit afatgjatë dhe përshpejtimin e kohës së rikuperimit.
  • Përmirësimin dhe fitimin e indipendencës në jetën e përditeshme.
  • Edukimin e pacientëve dhe familjarëve, për t’i ndihmuar të realizojnë sipas direktivave të mjekut vetëkujdesin dhe përfshirjen aktive në procesin e rikuperimit.

Shërbimi vepron në bashkëpunim të ngushtë me pavionet klinike të SUT duke qenë një pjesë integrale e procesit të trajtimit të pacientëve në të gjitha fazat e kujdesit nga spitali, si dhe në ndjekjen ambulatore post-traumë.

Shërbimi ofron bashkëpunim me të gjitha rastet që vijnë nga vlerësimet e mjekëve të parësorit apo specialiteteve të ndryshme që pretendojnë një diagnostikim dhe trajtim primar fiziatrik ose ndjekje ambulatore të mëtejshme nga ana e fizioterapisë.

Qasja jonë është gjithëpërfshirëse, humane dhe e orientuar drejt pacientit, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës përmes rehabilitimit aktiv, funksional dhe të qëndrueshëm.

Aparaturat në shërbimin e fizioterapisë janë aparatura nga më bashkëkohoret.

Tecarterapia, magnetoterapia, Ultrasound, TENS, Laserterapia, infrared, Diatermia, Shortëave, Krioterapi me oksigjen, Parafinoterapi Limfodrenazhi, Traksionelektrik, Traksion manual.

Pajisje palestre:

2 pista, 3 bicikleta, 1 ergometër, 2 krevate masazhi, 2 shkalla Suedeze, cikrik, pesha të ndryshme, shkallët e drurit, paralele, 3 krevate, karrige për forcimin muskular, tapete, dhe shkopa.

Shef Shërbimi                                                         

Dr. Shk. Iris MYFTIU         

Kryeinfermier/e

Perli RUSI

Mjek Fizioterapistë

Dr. Manushaqe Saraçi    

N/Kolonel Dr. Adrialik Ceka     

Major Dr. Gerond Spirollari

  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button