Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
    • SHËRBIMI I URGJENCËS
    • SHËRBIMI UNIVERSITAR I ORTOPEDISË
    • SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
    • SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
    • SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT “MIHAL KËRÇI”
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FARMACISË
    • URGJENCA PARASPITALORE
    • SHËRBIMI I IMAZHERISË
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
    • SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

SHËRBIMET MJEKËSORE

Shefat e shërbimeve klinike me e-mailet zyrtare

Shef Shërbimi i Shërbimit të UrgjencësGjovalin Bushi
Shef i Shërbimit Universitar të OrtopedisëVilson Ruci
Shef i Shërbimit të Kirurgjisë së PërgjithshmeDritan Cela
Shef i Shërbimit të NeurokirurgjisëFatos Olldashi
Shef i Shërbimit të ORL, Okulistikë dhe Kirurgji MaksilofacialeElvis Veli
Shef Shërbimi i Shërbimit të Kirurgjisë së Këmbës Diabetike dhe AngiokirurgjisëArben Zenelaj
Shef i Bllokut OperatorAlfred Cake
Shefe Shërbimi e Shërbimit të Anestezi-ReanimacionitRexhina Sturce
Shef Shërbimi i Shërbimit të Sëmundjeve të BrendshmeFatos Jaho
Shefe Klinike e Klinikës së Sëmundjeve të Brendshme nr. 2Grisilda Gjana
Shefe e Shërbimit të FizioterapisëManushaqe Saraci
Shef i Shërbimit të ImazherisëVidi Demko
Shefe e Shërbimit të FarmacisëEtleva Hallaci
Shef i Shërbimit të Urgjencës ParaspitaloreAfrim Kastrioti
Shef i Mjekësisë së Trupës/ParandalueseXhemil Alizoti
Shef i Klinikës së Ortopedisë nr.1Erion Qato
Shef i Klinikës së Ortopedisë nr.3Arian Distafa

SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE


Shërbimi i ORL-së, Okulistikës dhe Kirurgjisë Maksilofaciale, në kuadër të misionit të tij bazë si pjesë integrale e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), ka si objektiv parësor diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me patologji traumatike dhe jo-traumatike në fushat përkatëse të specialiteteve që mbulon.

Ky shërbim mbulon një spekter të gjerë me patologji të lindura, të fituara, akute apo kronike duke ofruar trajtim të specializuar për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes së sipërme, organit të shikimit dhe strukturave kranio faciale.

Në funksion të statusit të tij si njësi e nivelit terciar, për traumën, Shërbimi i ORL, Okulistikës, Kirurgjisë Maksilo faciale është përgjegjës për kryerjen e konsultave dhe ekzaminimeve të specializuara për rastet e referuara nga shërbimet spitalore dytësore në nivel kombëtar.

Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me shërbimet e tjera të SUT-së, garanton një shërbim të vazhdueshëm të gatishmërisë (on-call), 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të përballuar të gjitha urgjencat e traumës që kërkojnë ndërhyrje multidisiplinare në fushat përkatëse.

Gjithashtu në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1001, datë 02.12.2015, “Për integrimin e Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Ushtarak të Forcave të Armatosura”, shërbimi ka gjithashtu në ngarkim kryerjen e ekzaminimeve mjekësore për personelin e Forcave të Armatosura, sipër kontrollet periodike, ashtu edhe në funksion të përgatitjes për misione jashtë vendit. Këto ekzaminime realizohen nga mjekët e Njësisë së Mjekësisë Ushtarake (NJMU).


Shef Shërbimi

Dr. Elvis VELI-mjekokulist  (Përgjegjës mjekësor për okulistikën)

Kryeinfermiere

Liljana KORO

Mjekët e shërbimit

Dr. Bledar Kruja –mjek okulist

Dr. Leodita Gjana –mjeke okuliste

Major Dr. Katerina Kasa –mjeke okuliste ( NJMU)

Dr. Kledia Pollo –mjeke ORL   (Përgjegjës mjekësor për ORL)

Dr. Shk. Gjergji Bizhga –mjek ORL

Dr. Blerina Avdulaj –mjeke ORL

Dr. Fatmir Guni –mjek ORL

Dr. Eristen Fejzo –mjek ORL   (NJMU)

Dr. Brikena Danaj –mjeke ORL   (NJMU)

Dr. Hekuran Braho –mjek ORL   (NJMU)

Dr. Marjon Sako –mjek kirurg maksilo-facial (Përgjegjës mjekësor për kirurgjinë maksilo faciale)

Dr. Shk. Lozana Binjaku – mjeke kirurge maksilo-faciale

Dr. Shk. Alma Teliti –mjeke kirurge maksilo-faciale

Dr. Loreta Qemali –mjeke kirurge maksilo-faciale   (NJMU)

Dr. Grej Malo –mjek kirurg maksilo-facial   (NJMU)

SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR

Sallat Operatore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë një komponent kyç i strukturës kirurgjikale të spitalit dhe përfaqësojnë një ndër asetet më të rëndësishme për ofrimin e kujdesit të specializuar kirurgjikal. Ato janë projektuar dhe pajisur në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore, duke krijuar një mjedis optimal për ndërhyrje kirurgjikale të sigurta, efikase dhe me cilësi të lartë.

Në këto salla zhvillohen ndërhyrje kirurgjikale për pacientët e shtruar si nga shërbimi i urgjencës së SUT, ashtu edhe për ata të pranuar përmes sistemit kombëtar të referimit. Të gjithë pacientët që kërkojnë trajtim kirurgjikal të planifikuar përfitojnë nga një infrastrukturë e dedikuar, që garanton standarde maksimale në siguri, sterilitet dhe efikasitet klinik.

Sallat janë të pajisura me teknologji të gjeneratës së fundit, përfshirë:

Sisteme moderne të monitorimit intraoperativ

Pajisje të avancuara për anestezi të personalizuar

Tavolina kirurgjikale modulare me kontroll elektronik

Ndriçim kirurgjikal LED me intensitet të lartë dhe kontroll të fokusuar

Aparatura të integruara për imazheri intraoperative

Sisteme të menaxhimit të instrumenteve dhe sterilizimit në kohë reale

Kjo infrastrukturë u vjen në ndihmë jo vetëm pacientëve, për të garantuar një trajtim më të shpejtë, por edhe ekipeve mjekësore, të cilat punojnë në kushte optimale për të arritur rezultate më të mira klinike dhe për të reduktuar kohën e ndërhyrjes dhe rikuperimit.

Ekip mjekësor multidisiplinar

Në çdo ndërhyrje marrin pjesë ekipe të mirëkoordinuara mjekësh kirurgë, anestezistësh dhe personeli infermieror të specializuar, që sigurojnë një qasje të integruar dhe profesionale. Sallat operatore janë funksionale, për të garantuar përgjigje të menjëhershme për të gjitha rastet e politraumës dhe ndërhyrjet e tjera të nevojshme.

Në përputhje me vizionin e SUT si qendër referimi kombëtare për traumatologjinë dhe kirurgjinë e specializuar, sallat operatore janë pjesë e një sistemi në zhvillim të vazhdueshëm, me trajnime të rregullta për stafin, përditësim të pajisjeve dhe implementim të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Shef Shërbime

Dr. Alfred CAKE

Kryeinfermier/e

Oliver KACIQI

Aparaturat në Shërbimin e Bllokut Operator

Raste suksesi

Njoftime dhe trajnime

Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit “Mihal Kërçi”

Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) përbën një njësi të specializuar dhe të domosdoshme në strukturën klinike të spitalit, me mision të qartë kurativ, arsimor dhe kërkimor-shkencor.

Ky shërbim luan një rol thelbësor në trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe politraumatizuar që kërkojnë kujdes intensiv, si dhe në ofrimin e anestezisë dhe menaxhimit të dhimbjes për të gjithë pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Veprimtaria e tij është pjesë integrale e misionit të SUT si qendër referimi e nivelit terciar në rang kombëtar për trajtimin e politraumës.

Shërbimi funksionon në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shërbimet e tjera të spitalit për të siguruar pritjen, vlerësimin dhe trajtimin emergjent të pacientëve në gjendje kritike.

Përmes një bashkëpunimi multidisiplinar me shërbimet e Kirurgjisë së Përgjithshme, Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Vaskulare, Ortopedisë, ORL-së, Kirurgjisë Maksilofaciale, Okulistikës, Kardiologjisë, Pneumologjisë dhe Neurologjisë, shërbimi garanton një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj çdo rasti klinik që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe trajtim kompleks.

Ky shërbim është i angazhuar edhe në përgatitjen profesionale të mjekëve rezidentë dhe në

zhvillimin e vazhdueshëm të praktikave klinike bashkëkohore,

përputhje me standardet më të larta mjekësore dhe etike.

Shef Shërbimi

Dr. Ervin SULAJ

Kryeinfermier/e

Danjela BEGAJ

Ekipi mjekësor i shërbimit

Dr. Servina Plaka

Dr. Shk. Bardhyl Kurti

Dr. Shk. Dritan Muzha

Dr. Alban Greca

Dr. Apostol Vaso

Dr. Ervin Sulaj

Dr. Silvana Leka

Dr. Blerina Gogu

Dr. Anisa Ramaliu

Dr. Altin Çuçi

Dr. Ornela Lila

Dr. Artur Mezini

Dr. Elona Reçi

Dr. Ardit Kuqi

Aparaturat në Shërbimin e Reanimacionit

Raste suksesi

Njoftime dhe trajnime


SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME

Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme është pjesë e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe funksionon si një strukturë e tij brenda institucionit shëndetësor publik kombëtar, me mision në mjekim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Ky shërbim është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit spitalor dhe ofron ndihmë të specializuar në trajtimin e politraumës në nivel kombëtar.

Synimi kryesor është diagnostikimi dhe trajtimi spitalor e ambulator i pacientëve me patologji gastrointestinale, endokrine, hematologjike, neurologjike, infektive, pnumoftiziatrike, alergologjike, rheumatologjike, dermatologjike, nefrologjike, kardiake dhe psikiatrike.

Në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera të SUT, sigurohet shërbim 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, për pritjen, menaxhimin dhe trajtimin përfundimtar të pacientëve me sëmundje të brendshme.

Gjithashtu, në bashkëpunim me sektorin e konsultave ambulatore, ofrohet shërbim për rastet e referuara nga sistemi shëndetësor i referimit, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe për rastet e referuara nga qendrat shëndetësore në nivel kombëtar.

Në bashkëpunim me shërbimet e kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare dhe reanimacionit të politraumës, shërbimi është përgjegjës për pritjen dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të brendshme.

Sektori Mjekesor i Kontrollit dhe Parandalimit te Infeksioneve Spitalore

Siguron një program të caktuar për survejancën, mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe raportimin në departamentet përkatëse.

Merr masa për uljen e incidencës të infeksioneve spitalore.

Informon institucionet përkatëse në rastet kur sëmundja ka karakter epidemik.

Kryen monitorimin dhe zbatimin e protokolleve të pastrimit të ambienteve, sterilizimit, dezinfektimit dhe ruajtjen e higjienës dhe asepsisë ne salla.

Kryen monitorimin e ndarjes së mbetjeve të rrezikshme në burim, në momentin e kryerjes së manipulimit.

Ndjek procedurat e vaksinimitte stafit mjekësor vullnetar me vaksinen e gripit cdo vit, por edhe vaksinime të tjera në rast epidemish.

 

SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË

Misioni i Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Spitalin Universitar të Traumës është të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të shtruar dhe atyre ambulatorë, nëpërmjet rehabilitimit funksional, riaftësimit gradual dhe edukimit shëndetësor, veçanërisht për pacientët post-traumë.

Ky shërbim mbulon pacientët në pavionet e shërbimeve që ofron SUT, duke u angazhuar për rikuperimin e aftësive funksionale dhe rikthimin në jetën e përditshme. Ky mision realizohet përmes ofrimit të një kujdesi profesional, të personalizuar dhe të bazuar në gjendjen klinike të pacientit, duke synuar:

Riaftësimin gradual të funksioneve trupore, për të rikthyer pacientin në një jetë sa më aktive dhe të pavarur.

Reduktimin e dhimbjes dhe komplikacioneve pas traumave, operacioneve apo periudhave të gjata të imobilizimit.

Përmirësimin e mobilitetit.

Përmirësimin e forcës muskulore, në mënyrë që pacientët të rifitojnë autonominë e tyre fizike.

Përmirësimin e tonifikimit muskular,

Parandalimin e invaliditetit afatgjatë dhe përshpejtimin e kohës së rikuperimit.

Përmirësimin dhe fitimin e indipendencës në jetën e përditeshme.

Edukimin e pacientëve dhe familjarëve, për t’i ndihmuar të realizojnë sipas direktivave të mjekut vetëkujdesin dhe përfshirjen aktive në procesin e rikuperimit.

Shërbimi vepron në bashkëpunim të ngushtë me pavionet klinike të SUT duke qenë një pjesë integrale e procesit të trajtimit të pacientëve në të gjitha fazat e kujdesit nga spitali, si dhe në ndjekjen ambulatore post-traumë.

Shërbimi ofron bashkëpunim me të gjitha rastet që vijnë nga vlerësimet e mjekëve të parësorit apo specialiteteve të ndryshme që pretendojnë një diagnostikim dhe trajtim primar fiziatrik ose ndjekje ambulatore të mëtejshme nga ana e fizioterapisë.

Qasja jonë është gjithëpërfshirëse, humane dhe e orientuar drejt pacientit, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës përmes rehabilitimit aktiv, funksional dhe të qëndrueshëm.


Aparaturat në Shërbimin e Fizioterapisë

Aparaturat në shërbimin e fizioterapisë janë aparatura nga më bashkëkohoret.

Tecarterapia, magnetoterapia, Ultrasound, TENS, Laserterapia, infrared, Diatermia, Shortëave, Krioterapi me oksigjen, Parafinoterapi Limfodrenazhi, Traksionelektrik, Traksion manual.

Pajisje palestre:

2 pista, 3 bicikleta, 1 ergometër, 2 krevate masazhi, 2 shkalla Suedeze, cikrik, pesha të ndryshme, shkallët e drurit, paralele, 3 krevate, karrige për forcimin muskular, tapete, dhe shkopa.

Raste suksesi.

Trajnime për metoda të ndryshme fizioterapeutike si Scroth, Mulligan, Maitland, PND, Triggerpoint, etj.

Njoftime

Shef Shërbimi                                                         Kryeinfermier/e

Dr. Shk. Iris MYFTIU                                                  Perli RUSI

Mjek Fizioterapistë

Dr. Manushaqe Saraçi    N/Kolonel Dr. Adrialik Ceka     Major Dr. Gerond Spirollari

 

Shërbimi i Imazherisë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT)

Shërbimi i Imazherisë në Spitalin Universitar të Traumës është një nga hallkat më të rëndësishme të strukturës spitalore, që ofron mbështetje të pandërprerë për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për të mbështetur diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, me focus të veçantë tek ata që paraqesin trauma të ndryshme.

Ky shërbim funksionon në mënyrë të vazhdueshme, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe është në dispozicion të pacientëve në rang vendi, duke e bërë SUT-në një pike referimi kombëtar në fushën e imazherisë diagnostikuese për rastet e urgjencës dhe traumatologjisë.

Me një staf të specializuar dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Shërbimi I Imazherisë garanton:

Kryerjen e ekzaminimeve radiologjike në kohë reale

Mbështetje të menjëhershme për ekipet e urgjencës dhe mjekësisë intensive

Cilësi të lartë dhe saktësi maksimale në përpunimin e të dhënave imazherike

Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e kujdesit terciar spitalor, si dhe në realizimin e objektivave kombëtare për përmirësimin e sistemittë shëndetësisë.

Detyrat dhe Objektivat

Shërbimi i Imazherisë është një njësi e specializuar brenda SUT-së, që mbështet Drejtorinë e Spitalit në:

Zbatimin e programit kombëtar të shëndetësisë

Realizimin e detyrave institucionale dhe universitare

Ofrimin e asistencës mjekësore, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor

SHËRBIMI I FARMACISË

Shërbimi i Farmacisë në Spitalin Universitar të Traumës ofron mbështetje farmaceutike të sigurt dhe cilësore për trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe jo vetëm, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm dhe përdorimin racional të barnave dhe materialeve mjekësore. Ky shërbim funksionon në përputhje me legjislacionin dhe udhëzimet kombëtare, duke garantuar kujdes shëndetësor të nivelit terciar, me fokus te efikasiteti, siguria dhe përgjegjësia profesionale.

Farmacia e SUT luan një rol thelbësor në mbështetjen klinike të pavioneve dhe shërbimeve spitalore. Ajo ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me barna dhe materiale të mjekimit, nga momenti i pranimit deri te shpërndarja në strukturat përkatëse. Barnat sigurohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa çdo furnizim kalon nëpërmjet komisionit të kolaudimit që vlerëson gjendjen, cilësinë, afatin e përdorimit dhe origjinën e tyre.

Farmacia bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Finances dhe strukturat drejtuese të spitalit për të analizuar dhe përditësuar në mënyrë periodike të dhënat mbi konsumin, qarkullimin dhe mungesat e mundshme të artikujve. Përmes raporteve mujore dhe analizave vjetore, sigurohet që të gjitha pavionet të jenë të pajisura në mënyrë të vazhdueshme me medikamentet dhe materialet e nevojshme, duke parandaluar stoqet e panevojshme dhe duke ruajtur fleksibilitet në menaxhimin e rezervave.

Të gjitha produktet farmaceutike ruhen në përputhje me standardet mbi Praktikat e Mira të Ruajtjes dhe Shpërndarjes së Barnave. Barnat termolabile ruhen dhe transportohen në kushte të kontrolluara temperaturale, sipas kërkesave të prodhuesit dhe fletë-udhëzuesit shoqërues. Në rastet kur barnat janë të dëmtuara, të skaduara ose me qarkullim të ulët, ato identifikohen, raportohen dhe tërhiqen nga qarkullimi sipas rregullave përkatëse.

Shërbimi farmaceutik operon çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:30 dhe mbulon shërbimet e pavioneve me shërbim on-call gjatë gjithë ditëve të javës, përfshirë ditët e pushimit. Ky organizim siguron një mbulim të plotë dhe të pandërprerë të nevojave urgjente dhe të përditshme për barna dhe materiale mjekimi.

Shërbimi i Farmacisë është i përbërë nga një staf i kualifikuar, të cilët janë emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një pjesëtar i stafit është gjithashtu pjesë e Njësisë së Trupës Ushtarake pranë SUT.

Përmes funksionit të tij thelbësor, Shërbimi i Farmacisë kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e trajtimit klinik, garanton përdorimin e sigurt të barnave dhe ndihmon në funksionimin efikas të gjithë spitalit.

Shef Shërbimi

Ekipi farmacistëve

Entela Kapaj

Jetmira Koleci

Klaudia Qerimi

Iranda Ademi

Arjeta  Kushi

⏰ Orari dhe Shërbimi On-Call

Orari zyrtar i punës: E hënë – E premte, 07:30 – 15:30

Shërbim On-Call në çdo ditë të javës dhe fundjavë, për të garantuar furnizimin e pandërprerë të pavioneve, sidomos në rastet urgjente.

URGJENCA PARASPITALORE

Misioni i shërbimit të urgjencës paraspitalore është të ofrojë ndihmë mjekësore dhe me cilësi në kujdesin paraspitalor, trajtimin dhe transportin nëse është e nevojshme në urgjencën spitalore. Të ofrojë ndihmë urgjente çdo ditë të vitit dhe kudo që ndodhet pacienti, me asetet dhe burimet më të mira të mundshme që ka  dispozicion infrastruktura paraspitalore.

Shërbimi i urgjencës paraspitalore në kuadër të misionit të Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe në funksion të tij, në koordinim me qendrën kombëtare të urgjencës, për rastet e maksiemergjencave (tërmete, aksidente madhore automobilistike, pandemi apo epidmim, etj.) ofron shërbimit mjekësor paraspitalor ne nivel kombëtar. Përfshihet dhënia e ndihmës së parë, transporti në spitalet sekondare ose terciare.

Shef Shërbimi

Dr. Afrim Kastrioti

Kryeinfermiere

Anila Boka

Mjekët e urgjencës paraspitalore

Dr. Arben Duka

Dr. Diamanta Shameti

Dr. Artjola Jaupaj

Dr. Klauren Mërziku

Dr. Romina Tafaj

Dr. Argjend Kosiqi

Dr. Dario Horieti

Dr. Laurent Kërçi

SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE

SHËRBIMI I KONSULTAVE DHE RECEPSIONI

Misioni i Shërbimit të Konsultave të Specializuara Ambulatore është të ofrojë kujdes mjekësor cilësor, të personalizuar dhe të koordinuar, për pacientët që kanë nevojë për ndjekje pas trajtimit spitalor, vlerësim të specializuar apo këshillim klinik.

Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e vazhdimësisë së kujdesit në kuadër të trajtimit të politraumës dhe patologjive të lidhura, në përputhje me misionin e SUT si institucion referues kombëtar.

Pacientët që paraqiten në konsultat ambulatore vijnë nëpërmjet sistemit të referimit, të dërguar nga:

  • Mjeku i familjes
  • Mjekët specialistë të nivelit parësor dhe dytësor
  • Ose në raste specifike në vijim të një trajtimi të mëparshëm në SUT (kjo vlen për pacientët e traumave ortopedike dhe kirurgjikale)

Shërbimi ofron konsulta në një gamë të gjerë specialitetesh, duke përfshirë fusha klinike, kirurgjikale, psiko-sociale dhe rehabilituese, me qëllim:

  • Diagnostikim të saktë dhe trajtim të specializuar
  • Parandalim të komplikacioneve
  • Rikuperim funksional pas traumës
  • Mbështetje afatgjatë për pacientë me patologji kronike

Në të njëjtën kohë, ky shërbim ndihmon në organizimin dhe koordinimin efikas të fluksit të pacientëve, duke përmirësuar cilësinë e përvojës së pacientit dhe duke rritur efikasitetin e kujdesit shëndetësor.

Për kryerjen falas të konsultave ambulatore është i nevojshëm dokumentacioni mëposhtëm:

  • Karta e shëndetit e rinovuar
  • Karta e identitetit (ID) për personat mbi 18 vjeç
  • Certifikate lindje për personat nën18 vjeç
  • Rekomandim nga nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist i zonës ku banon (i planifikuar me sistem referimi)

Specialitetet që ofrohen:

  • Kardiologji
  • Pneumologji
  • Endokrinologji
  • Gastrohepatologji
  • Neurologji
  • Infeksionist
  • Nefrologji
  • Hematologji
  • Ortopedi 1, 2, 3
  • Neurokirurgji
  • Kirurgji e përgjithshme
  • Urologji
  • Reumatologji
  • Angiologji
  • Dermatologji
  • Alergologji
  • Okulistikë
  • ORL (Otorinolaringologji)
  • Fizioterapi
  • Psikiatër
  • Psikologji klinike
  • Gipsi (Shërbim i imobilizimit ortopedik)
  • Dhoma e mjekimit

⏰ Orari i konsultave ambulatore: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Facebook Twitter
  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button