Specializimi në Spitalin Universitar të Traumës


🏥🫂 SUT mbështet mjekët e rinj të sistemit shëndetësor, të cilët po kryejnë specializimin e tyre në Spitalin Universitar të Traumës (SUT).

🥼🦵🏻🦶🏻Ndërhyrjet ortopedike, të cilat përfshijnë dëmtimet e kockave, nyjave, muskujve dhe indeve të tjera të sistemit muskoloskeletik, janë procese kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale që synojnë riparimin e dëmtimeve ose përmirësimin e funksionalitetit të trupit. Këto operacione realizohen në SUT me profesionalizëm të lartë, në salla operatore të pajisura me kushtet optimale dhe aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.

👨🏻‍⚕👨🏻‍🦱Gjatë një ndërhyrje kirurgjikale, ekipi mjekësor përfshin mjekë dhe specialistë të angazhuar, të cilët ofrojnë kujdes të jashtëzakonshëm për pacientët.

👏🏻Mirënjohje për ekipin mjekësor të SUT me:

Mjek primar kirurg ortoped: Dr. Artan Distafa, Dr. Armand Stafuka
Mjeke anesteziste: Dr. Silvana Leka
Infermiere salle: Shyqyrie Saracci, Rita Kalo, Marjeta Xhaja
Mjekë specializantë kirurg ortoped: Dr. Roxhers Muçaj, Dr. Eri Çuedari, Dr. Elton Lepuri, Dr. Donald Skënderaj
Mjeke specializante anesteziste Dr.Ueda Fusha

🏥👨🏻‍⚕👩🏻‍⚕Ekipi mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës siguron ndërhyrje të sigurta dhe me standarde të larta, duke garantuar një trajtim efikas dhe një proces rikuperimi të shpejtë dhe të sigurt për pacientët.

#sutmeju
#ortopedia
#surgery
#supportingnewdoctors
#healthcare
#traumahealing