🩺 Dializa në shtratin e të sëmurit, Prizmaflex është aparatura më e re e shtuar në Shërbimin e Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës, e teknologjisë më të avancuar në trajtimin e pacientëve të traumatizuar që bëjnë dëmtime akute të veshkës apo në gjendje septike.
🔬 Aparatura mundëson realizimin e terapisë renale zëvendësuese të vazhdueshme, ka të njëjtat indikacione si dializa, por është e përzgjedhur tek pacientët me hemodinamikë jo stabël.
📉 Vendosja në funksion e Prizmaflex ndihmon në uljen e sëmundshmërisë dhe fatalitetit te pacientët e traumatizuar dhe kirurgjikal.
🙏 Mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës 👏🏼
Related Posts
Vizitë në SUT të përfaqësuesve nga ambasada gjermane me drejtore Edlira Bode
[metaslider id="545"] 🏥Gjatë një vizite në Spitalin Universitar të Traumës me Drejtore e Përgjithshme Dr. Edlira Bode dhe ekipin e saj u zhvillua takimi me përfaqësues të Ambasadës…
Specializimi në Spitalin Universitar të Traumës
[metaslider id="699"] 🏥🫂 SUT mbështet mjekët e rinj të sistemit shëndetësor, të cilët po kryejnë specializimin e tyre në Spitalin Universitar të Traumës (SUT). 🥼🦵🏻🦶🏻Ndërhyrjet ortopedike, të cilat…





