Mirësevini në faqen tonë!
Ne shpresojmë që nëpërmjet kësaj faqe të keni mundësi të merrni informacionin e duhur për çdo shërbim mjekësor të ofruar në Spitalin Universitar të Traumës “SUT”.
Qëllimi i punës tonë të përditshme është që çdo pacienti dhe familjari t’i ofrohet shërbim profesional dhe kujdes cilësor. Ne synojmë të zhvillojmë kulturën e shërbimit dhe respektit ndaj pacientit në çdo shërbim. Ndaj, ju ftoj të gjithëve, si partnerë, të bëheni pjesë aktive e zhvillimit të mëtejshëm të kulturës për ofrimin e shërbimit cilësor.
Ju ftojmë gjithashtu për ta parë drejtimin spitalor, jo vetëm si një pozicion, por si një përgjegjësi për krijimin e një atmosfere që na frymëzon për të vendosur gjithmonë pacientin të parin.
Rezultatet pozitive të punës, në sajë të përkushtimit maksimal të stafit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve tanë, mbështeten në vizionin: “Kur njerëzit mendojnë për kujdes shëndetësor profesional, ata mendojnë për SUT”.
Është një privilegj të jesh pjesë e këtij organizmi, i cili është një burim krenarie për komunitetin. Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj strukture, e cila kujdeset për jetën e mijëra pacientëve çdo ditë. Ne shpresojmë me punën tonë të përmbushim pritshmëritë e çdo qytetari Kur ju të shfletoni këtë faqe, lutem, mos hezitoni të kontaktoni për çdo pyetje, koment apo sugjerim në rubrikën “Na kontaktoni”.
| Dr. Edlira Bode | DrDrejtore e Përgjithshme e S.U.T |
| Dr. Valmira Abilaliaj | Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm mjekësor |
| Kolonel, Dr. Rushan Muhameti | Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm (Ushtarak) |
| Z. Edmond Karrica | Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm (Ekonomik) |
| Znj. Vojsava Boshkaj | Kryeinfermiere e Përgjithshme |
OBJEKTIVAT
Sigurimi i ndihmës mjekësore të specializuar për pacientët e paraqitur sipas sistemit të referimit, për pacientët e traumatizuar dhe për ata të shtruar në SUT me probleme të mjekësisë interne.
Ofrimi i shërbimit shëndetësor për ushtarakët aktivë, në rezervë dhe në pension të Forcave të Armatosura. Pjesëmarrja në komisionet mjekësore të specializuara, të përcaktuara në “Rregulloren e vlerësimit të aftësive fizike e shëndetësore të shtetasit dhe ushtarakut të FA”, për: kandidatët në shkollat ushtarake, oficerët, nënoficerët, ushtarët profesionistë të FA, kontingjentet që marrin pjesë në misione jashtë vendit.
Shërbimi si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve specializantë.
Koordinimi i edukimit të vazhdueshëm për mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor që mbulon shërbimi.
Trajtimi i popullatës civile për patologji të veçanta, me interes klinik dhe terapeutik, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ISKSH-së dhe në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes.
Objektivat kryesore përfshijnë:
- Përmirësimin e proceseve diagnostikuese në aspektin klinik dhe organizativ
- Ofrimin e shërbimeve të imazherisë për pacientët e shtruar dhe ambulatorë, në mënyrë të vazhdueshme dhe të aksesueshme për të gjithë
- Parimet dhe Qasja Profesionale
- Shërbimi mbështet një model bashkëkohor dhe të integruar të kujdesit, duke promovuar:
- Diagnostikim të saktë dhe në kohë
- Përdorim efikas të burimeve njerëzore dhe teknologjike
- Edukim të vazhdueshëm të personelit mjekësor
- Inovacion dhe kërkim shkencor në fushën e imazherisë
- Infrastrukturë Moderne dhe Teknologji të Avancuar
- I pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit, Shërbimi i Imazherisë mundëson:
- Ekzaminime të ndërlikuara dhe të urgjencës në çdo moment
- Monitorimin dhe ndjekjen e problematikave të lidhura me traumën
- Shërbim të menjëhershëm dhe të besueshëm në çdo orë të ditës dhe natës
