Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
    • SHËRBIMI I URGJENCËS
    • SHËRBIMI UNIVERSITAR I ORTOPEDISË
    • SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
    • SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
    • SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT “MIHAL KËRÇI”
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FARMACISË
    • URGJENCA PARASPITALORE
    • SHËRBIMI I IMAZHERISË
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
    • SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

MISIONI SUT

Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.

 

Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) ka si mision ofrimin e kujdesit të menjëhershëm, të specializuar dhe multidisiplinar për pacientët që paraqiten në urgjencë, me fokus kryesor trajtimin e traumave dhe patologjive kritike për jetën.

Ne synojmë të sigurojmë diagnostifikim të shpejtë dhe trajtim efektiv, bazuar në protokollet ndërkombëtare (A.T.L.S. – Advanced Trauma Life Support) duke u koordinuar me shërbimet spitalore dhe përmes bashkëpunimit multidisiplinar për të maksimizuar rikuperimin dhe minimizuar komplikacionet.

Si qendër referimi në nivel terciar, garantojmë shërbim 24/7 për rreth 60.000 pacientë në vit (96% e rasteve janë trauma dhe politrauma), menaxhim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të rasteve emergjente jo-traumatike (rreth 4% e rasteve), duke respektuar nevojat e pacientëve dhe familjeve të tyre.

Përkushtimi ynë përfshin gjithashtu edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, për të siguruar standardet dhe për të krijuar protokollet më të larta klinike.

Pjesë e stafit 24-orësh multidisiplinor janë:

Mjekë specialistë urgjence,

Mjekë kirurgë të përgjithshëm,

Mjekë reanimatorë,

Mjekë ortopedë,

Mjek neurokirurg,

Mjek imazherist,


Mjek i specialiteteve të sëmundjeve të brendshme,

Mjekët specialist në shërbim “on call” (15 disiplina mjekësore),

Teknikë të imazherisë,

Infermierë të specializuar në pritjen, trajtimin dhe ndjekjen e të sëmurëve të traumatizuar,

Specialistë të shërbimeve mbështetëse.

 

OBJEKTI I RREGULLORES SË SUT

Kjo rregullore përcakton drejtimet dhe parimet themelore të veprimtarisë së institucionit, bën ndarjen në mënyrë të përcaktuar të përgiegjësive, detyrimeve dhe problemeve që rrjedhin në zbatimin praktik të urdhrave dhe udhëzimeve të strukturave eprore për Drejtorinë e Spitalit, administratën dhe shërbimet mjekësore. Elementët e saj shërbejnë për strukturat vartëse dhe të gjitha hallkat e shërbimit si udhëzues për të njohur dhe kuptuar aktet ligjore, detyrimet dhe të drejtat funksionale për rritjen e cilësisë shërbimit shëndetësor. Rregullorja harmonizon marrëdhëniet organizative dhe pedagogjike ndërmjet strukturave përbërëse dhe shërbimeve mjekësore të SUT-së. Rregullon marredhëniet didaktike ndërmjet Spitalit Universitar të Traumës dhe Fakultetit të Mjekësisë.

VIZIONI

Ti ofrojmë çdo pacienti kujdesin shëndetësor më të  përparuar, me përkushtim e humanizëm ashtu si do të donim për vete dhe për të dashurit tanë.

MISIONI I SPITALIT UNIVERSITAR TË TRAUMËS

    • SUT është një institucion shëndetësor që ofron shërbim mjekësor i cili, ka në qëndër pacientin, me fokus parësor trajtimin e traumave në nivel terciar për të gjithë vendin dhe shërbim mjekësor të përgjithshëm për komunitetin.

    • SUT ofron shërbim mjekësor dhe kryen depistimet, konsultimet e kontrollet periodike për personelin aktiv të Forcave të Armatosura.

    • SUT ofron një mjedis të favorshëm për pacientët dhe familjarët e tyre, si dhe stafin e spitalit

    • SUT merr përsipër të edukojë, arsimojë e trajnojnë mjekët dhe personelin mjekësor të ardhshëm, në bashkëpunim me universitetet publike e private, me të cilat ka lidhie institucionale

    • SUT implementon e aplikon njohuritë e teknologjitë më të përparuara mjekësore, duke i vënë ato në shërbim të pacientit dhe komunitetit përfitues.

    • SUT luan rol aktiv në promovimin dhe përmirësimin e shëndetit.

Vlerat Themelore

    • Përkushtimi

    • Sigurimi i cilësisë maksimale

    • Puna në grup

    • Respekti për individin

    • Dinjitet e integritet

Spitali Universitar i Traumës shërben si Qendër Kombëtare e Traumës me funksion mjekësor, mësimor e kërkimor – shkencor, institucion i lartë diagnostikues, mjekues dhe shkencor dhe realizon këto përgiegjësi kryesore:

    • Ofrimin e shërbimit të urgencës mjekësore në nivelin më të lartë të saj në rang kombëtar;

    • Përkujdesjen shëndetësore për personelin e Forcave të Armatosura që ka statusin e ushtarakut;

    • Dhënien e kontributit me kapacitete shëndetësore në përgjigje të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar në NATO;

    • Ofrimin e veprimtarisë akademike, mësimore, e kërkimore – shkencore në funksion të realizimit të procesit mësimor dhe kërkimor në fushën e shëndetësisë.

    • Studion dhe përgjithëson protokollet, kriteret dhe standardet për traumën.

    • Studion nevojat, standartet dhe normat më të domosdoshme për personel dhe pajisje.

Vizioni ynë

Të jemi qendra udhëheqëse në rajon për trajtimin e urgjencave traumatike dhe patologjive kritike, duke ofruar kujdes të avancuar dhe inovativ, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe teknologjitë moderne, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së pacientëve.

Në SUT, shërbimi i urgjencës përdor kode emergjence, për të përcaktuar prioritetin e trajtimit, duke siguruar që pacientët me nevojë më të madhe të marrin kujdesin menjëherë, ndërsa rastet më pak urgjente organizohen sipas nevojave specifike  dhe sipas prioritetit të shërbimit (kodet e triazhimit parësor).

GJITHMONË DHE GJITHCKA PËR PACIENTIN E TRAUMATIZUAR DHE JO VETËM!

Coronavirus medical staff banner template
Moto-ja S.U.T
  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button