Shefat e shërbimeve klinike me e-mailet zyrtare
| Shef Shërbimi i Shërbimit të Urgjencës | Gjovalin Bushi |
| Shef i Shërbimit Universitar të Ortopedisë | Vilson Ruci |
| Shef i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme | Dritan Cela |
| Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë | Fatos Olldashi |
| Shef i Shërbimit të ORL, Okulistikë dhe Kirurgji Maksilofaciale | Elvis Veli |
| Shef Shërbimi i Shërbimit të Kirurgjisë së Këmbës Diabetike dhe Angiokirurgjisë | Arben Zenelaj |
| Shef i Bllokut Operator | Alfred Cake |
| Shefe Shërbimi e Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit | Rexhina Sturce |
| Shef Shërbimi i Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme | Fatos Jaho |
| Shefe Klinike e Klinikës së Sëmundjeve të Brendshme nr. 2 | Grisilda Gjana |
| Shefe e Shërbimit të Fizioterapisë | Manushaqe Saraci |
| Shef i Shërbimit të Imazherisë | Vidi Demko |
| Shefe e Shërbimit të Farmacisë | Etleva Hallaci |
| Shef i Shërbimit të Urgjencës Paraspitalore | Afrim Kastrioti |
| Shef i Mjekësisë së Trupës/Parandaluese | Xhemil Alizoti |
| Shef i Klinikës së Ortopedisë nr.1 | Erion Qato |
| Shef i Klinikës së Ortopedisë nr.3 | Arian Distafa |
SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
Shërbimi i ORL-së, Okulistikës dhe Kirurgjisë Maksilofaciale, në kuadër të misionit të tij bazë si pjesë integrale e Spitalit Universitar të Traumës (SUT), ka si objektiv parësor diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me patologji traumatike dhe jo-traumatike në fushat përkatëse të specialiteteve që mbulon.
Ky shërbim mbulon një spekter të gjerë me patologji të lindura, të fituara, akute apo kronike duke ofruar trajtim të specializuar për sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes së sipërme, organit të shikimit dhe strukturave kranio faciale.
Në funksion të statusit të tij si njësi e nivelit terciar, për traumën, Shërbimi i ORL, Okulistikës, Kirurgjisë Maksilo faciale është përgjegjës për kryerjen e konsultave dhe ekzaminimeve të specializuara për rastet e referuara nga shërbimet spitalore dytësore në nivel kombëtar.
Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me shërbimet e tjera të SUT-së, garanton një shërbim të vazhdueshëm të gatishmërisë (on-call), 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të përballuar të gjitha urgjencat e traumës që kërkojnë ndërhyrje multidisiplinare në fushat përkatëse.
Gjithashtu në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 1001, datë 02.12.2015, “Për integrimin e Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Ushtarak të Forcave të Armatosura”, shërbimi ka gjithashtu në ngarkim kryerjen e ekzaminimeve mjekësore për personelin e Forcave të Armatosura, sipër kontrollet periodike, ashtu edhe në funksion të përgatitjes për misione jashtë vendit. Këto ekzaminime realizohen nga mjekët e Njësisë së Mjekësisë Ushtarake (NJMU).
Shef Shërbimi
Dr. Elvis VELI-mjekokulist (Përgjegjës mjekësor për okulistikën)
Kryeinfermiere
Liljana KORO
Mjekët e shërbimit
Dr. Bledar Kruja –mjek okulist
Dr. Leodita Gjana –mjeke okuliste
Major Dr. Katerina Kasa –mjeke okuliste ( NJMU)
Dr. Kledia Pollo –mjeke ORL (Përgjegjës mjekësor për ORL)
Dr. Shk. Gjergji Bizhga –mjek ORL
Dr. Blerina Avdulaj –mjeke ORL
Dr. Fatmir Guni –mjek ORL
Dr. Eristen Fejzo –mjek ORL (NJMU)
Dr. Brikena Danaj –mjeke ORL (NJMU)
Dr. Hekuran Braho –mjek ORL (NJMU)
Dr. Marjon Sako –mjek kirurg maksilo-facial (Përgjegjës mjekësor për kirurgjinë maksilo faciale)
Dr. Shk. Lozana Binjaku – mjeke kirurge maksilo-faciale
Dr. Shk. Alma Teliti –mjeke kirurge maksilo-faciale
Dr. Loreta Qemali –mjeke kirurge maksilo-faciale (NJMU)
Dr. Grej Malo –mjek kirurg maksilo-facial (NJMU)
SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
Sallat Operatore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë një komponent kyç i strukturës kirurgjikale të spitalit dhe përfaqësojnë një ndër asetet më të rëndësishme për ofrimin e kujdesit të specializuar kirurgjikal. Ato janë projektuar dhe pajisur në përputhje me standardet më të larta bashkëkohore, duke krijuar një mjedis optimal për ndërhyrje kirurgjikale të sigurta, efikase dhe me cilësi të lartë.
Në këto salla zhvillohen ndërhyrje kirurgjikale për pacientët e shtruar si nga shërbimi i urgjencës së SUT, ashtu edhe për ata të pranuar përmes sistemit kombëtar të referimit. Të gjithë pacientët që kërkojnë trajtim kirurgjikal të planifikuar përfitojnë nga një infrastrukturë e dedikuar, që garanton standarde maksimale në siguri, sterilitet dhe efikasitet klinik.
Sallat janë të pajisura me teknologji të gjeneratës së fundit, përfshirë:
Sisteme moderne të monitorimit intraoperativ
Pajisje të avancuara për anestezi të personalizuar
Tavolina kirurgjikale modulare me kontroll elektronik
Ndriçim kirurgjikal LED me intensitet të lartë dhe kontroll të fokusuar
Aparatura të integruara për imazheri intraoperative
Sisteme të menaxhimit të instrumenteve dhe sterilizimit në kohë reale
Kjo infrastrukturë u vjen në ndihmë jo vetëm pacientëve, për të garantuar një trajtim më të shpejtë, por edhe ekipeve mjekësore, të cilat punojnë në kushte optimale për të arritur rezultate më të mira klinike dhe për të reduktuar kohën e ndërhyrjes dhe rikuperimit.
Ekip mjekësor multidisiplinar
Në çdo ndërhyrje marrin pjesë ekipe të mirëkoordinuara mjekësh kirurgë, anestezistësh dhe personeli infermieror të specializuar, që sigurojnë një qasje të integruar dhe profesionale. Sallat operatore janë funksionale, për të garantuar përgjigje të menjëhershme për të gjitha rastet e politraumës dhe ndërhyrjet e tjera të nevojshme.
Në përputhje me vizionin e SUT si qendër referimi kombëtare për traumatologjinë dhe kirurgjinë e specializuar, sallat operatore janë pjesë e një sistemi në zhvillim të vazhdueshëm, me trajnime të rregullta për stafin, përditësim të pajisjeve dhe implementim të praktikave më të mira ndërkombëtare.
Shef Shërbime
Dr. Alfred CAKE
Kryeinfermier/e
Oliver KACIQI
Aparaturat në Shërbimin e Bllokut Operator
Raste suksesi
Njoftime dhe trajnime
Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit “Mihal Kërçi”
Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) përbën një njësi të specializuar dhe të domosdoshme në strukturën klinike të spitalit, me mision të qartë kurativ, arsimor dhe kërkimor-shkencor.
Ky shërbim luan një rol thelbësor në trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe politraumatizuar që kërkojnë kujdes intensiv, si dhe në ofrimin e anestezisë dhe menaxhimit të dhimbjes për të gjithë pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Veprimtaria e tij është pjesë integrale e misionit të SUT si qendër referimi e nivelit terciar në rang kombëtar për trajtimin e politraumës.
Shërbimi funksionon në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shërbimet e tjera të spitalit për të siguruar pritjen, vlerësimin dhe trajtimin emergjent të pacientëve në gjendje kritike.
Përmes një bashkëpunimi multidisiplinar me shërbimet e Kirurgjisë së Përgjithshme, Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Vaskulare, Ortopedisë, ORL-së, Kirurgjisë Maksilofaciale, Okulistikës, Kardiologjisë, Pneumologjisë dhe Neurologjisë, shërbimi garanton një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj çdo rasti klinik që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe trajtim kompleks.
Ky shërbim është i angazhuar edhe në përgatitjen profesionale të mjekëve rezidentë dhe në
zhvillimin e vazhdueshëm të praktikave klinike bashkëkohore,
përputhje me standardet më të larta mjekësore dhe etike.
Shef Shërbimi
Dr. Ervin SULAJ
Kryeinfermier/e
Danjela BEGAJ
Ekipi mjekësor i shërbimit
Dr. Servina Plaka
Dr. Shk. Bardhyl Kurti
Dr. Shk. Dritan Muzha
Dr. Alban Greca
Dr. Apostol Vaso
Dr. Ervin Sulaj
Dr. Silvana Leka
Dr. Blerina Gogu
Dr. Anisa Ramaliu
Dr. Altin Çuçi
Dr. Ornela Lila
Dr. Artur Mezini
Dr. Elona Reçi
Dr. Ardit Kuqi
Aparaturat në Shërbimin e Reanimacionit
Raste suksesi
Njoftime dhe trajnime
SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme është pjesë e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe funksionon si një strukturë e tij brenda institucionit shëndetësor publik kombëtar, me mision në mjekim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Ky shërbim është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit spitalor dhe ofron ndihmë të specializuar në trajtimin e politraumës në nivel kombëtar.
Synimi kryesor është diagnostikimi dhe trajtimi spitalor e ambulator i pacientëve me patologji gastrointestinale, endokrine, hematologjike, neurologjike, infektive, pnumoftiziatrike, alergologjike, rheumatologjike, dermatologjike, nefrologjike, kardiake dhe psikiatrike.
Në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera të SUT, sigurohet shërbim 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, për pritjen, menaxhimin dhe trajtimin përfundimtar të pacientëve me sëmundje të brendshme.
Gjithashtu, në bashkëpunim me sektorin e konsultave ambulatore, ofrohet shërbim për rastet e referuara nga sistemi shëndetësor i referimit, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe për rastet e referuara nga qendrat shëndetësore në nivel kombëtar.
Në bashkëpunim me shërbimet e kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare dhe reanimacionit të politraumës, shërbimi është përgjegjës për pritjen dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të brendshme.
Sektori Mjekesor i Kontrollit dhe Parandalimit te Infeksioneve Spitalore
Siguron një program të caktuar për survejancën, mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe raportimin në departamentet përkatëse.
Merr masa për uljen e incidencës të infeksioneve spitalore.
Informon institucionet përkatëse në rastet kur sëmundja ka karakter epidemik.
Kryen monitorimin dhe zbatimin e protokolleve të pastrimit të ambienteve, sterilizimit, dezinfektimit dhe ruajtjen e higjienës dhe asepsisë ne salla.
Kryen monitorimin e ndarjes së mbetjeve të rrezikshme në burim, në momentin e kryerjes së manipulimit.
Ndjek procedurat e vaksinimitte stafit mjekësor vullnetar me vaksinen e gripit cdo vit, por edhe vaksinime të tjera në rast epidemish.
SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
Misioni i Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Spitalin Universitar të Traumës është të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të shtruar dhe atyre ambulatorë, nëpërmjet rehabilitimit funksional, riaftësimit gradual dhe edukimit shëndetësor, veçanërisht për pacientët post-traumë.
Ky shërbim mbulon pacientët në pavionet e shërbimeve që ofron SUT, duke u angazhuar për rikuperimin e aftësive funksionale dhe rikthimin në jetën e përditshme. Ky mision realizohet përmes ofrimit të një kujdesi profesional, të personalizuar dhe të bazuar në gjendjen klinike të pacientit, duke synuar:
Riaftësimin gradual të funksioneve trupore, për të rikthyer pacientin në një jetë sa më aktive dhe të pavarur.
Reduktimin e dhimbjes dhe komplikacioneve pas traumave, operacioneve apo periudhave të gjata të imobilizimit.
Përmirësimin e mobilitetit.
Përmirësimin e forcës muskulore, në mënyrë që pacientët të rifitojnë autonominë e tyre fizike.
Përmirësimin e tonifikimit muskular,
Parandalimin e invaliditetit afatgjatë dhe përshpejtimin e kohës së rikuperimit.
Përmirësimin dhe fitimin e indipendencës në jetën e përditeshme.
Edukimin e pacientëve dhe familjarëve, për t’i ndihmuar të realizojnë sipas direktivave të mjekut vetëkujdesin dhe përfshirjen aktive në procesin e rikuperimit.
Shërbimi vepron në bashkëpunim të ngushtë me pavionet klinike të SUT duke qenë një pjesë integrale e procesit të trajtimit të pacientëve në të gjitha fazat e kujdesit nga spitali, si dhe në ndjekjen ambulatore post-traumë.
Shërbimi ofron bashkëpunim me të gjitha rastet që vijnë nga vlerësimet e mjekëve të parësorit apo specialiteteve të ndryshme që pretendojnë një diagnostikim dhe trajtim primar fiziatrik ose ndjekje ambulatore të mëtejshme nga ana e fizioterapisë.
Qasja jonë është gjithëpërfshirëse, humane dhe e orientuar drejt pacientit, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës përmes rehabilitimit aktiv, funksional dhe të qëndrueshëm.
Aparaturat në Shërbimin e Fizioterapisë
Aparaturat në shërbimin e fizioterapisë janë aparatura nga më bashkëkohoret.
Tecarterapia, magnetoterapia, Ultrasound, TENS, Laserterapia, infrared, Diatermia, Shortëave, Krioterapi me oksigjen, Parafinoterapi Limfodrenazhi, Traksionelektrik, Traksion manual.
Pajisje palestre:
2 pista, 3 bicikleta, 1 ergometër, 2 krevate masazhi, 2 shkalla Suedeze, cikrik, pesha të ndryshme, shkallët e drurit, paralele, 3 krevate, karrige për forcimin muskular, tapete, dhe shkopa.
Raste suksesi.
Trajnime për metoda të ndryshme fizioterapeutike si Scroth, Mulligan, Maitland, PND, Triggerpoint, etj.
Njoftime
Shef Shërbimi Kryeinfermier/e
Dr. Shk. Iris MYFTIU Perli RUSI
Mjek Fizioterapistë
Dr. Manushaqe Saraçi N/Kolonel Dr. Adrialik Ceka Major Dr. Gerond Spirollari
Shërbimi i Imazherisë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT)
Shërbimi i Imazherisë në Spitalin Universitar të Traumës është një nga hallkat më të rëndësishme të strukturës spitalore, që ofron mbështetje të pandërprerë për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, duke përdorur teknologjinë më të avancuar për të mbështetur diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, me focus të veçantë tek ata që paraqesin trauma të ndryshme.
Ky shërbim funksionon në mënyrë të vazhdueshme, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe është në dispozicion të pacientëve në rang vendi, duke e bërë SUT-në një pike referimi kombëtar në fushën e imazherisë diagnostikuese për rastet e urgjencës dhe traumatologjisë.
Me një staf të specializuar dhe aparatura të teknologjisë më të fundit, Shërbimi I Imazherisë garanton:
Kryerjen e ekzaminimeve radiologjike në kohë reale
Mbështetje të menjëhershme për ekipet e urgjencës dhe mjekësisë intensive
Cilësi të lartë dhe saktësi maksimale në përpunimin e të dhënave imazherike
Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e kujdesit terciar spitalor, si dhe në realizimin e objektivave kombëtare për përmirësimin e sistemittë shëndetësisë.
Detyrat dhe Objektivat
Shërbimi i Imazherisë është një njësi e specializuar brenda SUT-së, që mbështet Drejtorinë e Spitalit në:
Zbatimin e programit kombëtar të shëndetësisë
Realizimin e detyrave institucionale dhe universitare
Ofrimin e asistencës mjekësore, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
SHËRBIMI I FARMACISË
Shërbimi i Farmacisë në Spitalin Universitar të Traumës ofron mbështetje farmaceutike të sigurt dhe cilësore për trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe jo vetëm, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm dhe përdorimin racional të barnave dhe materialeve mjekësore. Ky shërbim funksionon në përputhje me legjislacionin dhe udhëzimet kombëtare, duke garantuar kujdes shëndetësor të nivelit terciar, me fokus te efikasiteti, siguria dhe përgjegjësia profesionale.
Farmacia e SUT luan një rol thelbësor në mbështetjen klinike të pavioneve dhe shërbimeve spitalore. Ajo ndihmon në organizimin dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit me barna dhe materiale të mjekimit, nga momenti i pranimit deri te shpërndarja në strukturat përkatëse. Barnat sigurohen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa çdo furnizim kalon nëpërmjet komisionit të kolaudimit që vlerëson gjendjen, cilësinë, afatin e përdorimit dhe origjinën e tyre.
Farmacia bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Finances dhe strukturat drejtuese të spitalit për të analizuar dhe përditësuar në mënyrë periodike të dhënat mbi konsumin, qarkullimin dhe mungesat e mundshme të artikujve. Përmes raporteve mujore dhe analizave vjetore, sigurohet që të gjitha pavionet të jenë të pajisura në mënyrë të vazhdueshme me medikamentet dhe materialet e nevojshme, duke parandaluar stoqet e panevojshme dhe duke ruajtur fleksibilitet në menaxhimin e rezervave.
Të gjitha produktet farmaceutike ruhen në përputhje me standardet mbi Praktikat e Mira të Ruajtjes dhe Shpërndarjes së Barnave. Barnat termolabile ruhen dhe transportohen në kushte të kontrolluara temperaturale, sipas kërkesave të prodhuesit dhe fletë-udhëzuesit shoqërues. Në rastet kur barnat janë të dëmtuara, të skaduara ose me qarkullim të ulët, ato identifikohen, raportohen dhe tërhiqen nga qarkullimi sipas rregullave përkatëse.
Shërbimi farmaceutik operon çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 15:30 dhe mbulon shërbimet e pavioneve me shërbim on-call gjatë gjithë ditëve të javës, përfshirë ditët e pushimit. Ky organizim siguron një mbulim të plotë dhe të pandërprerë të nevojave urgjente dhe të përditshme për barna dhe materiale mjekimi.
Shërbimi i Farmacisë është i përbërë nga një staf i kualifikuar, të cilët janë emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një pjesëtar i stafit është gjithashtu pjesë e Njësisë së Trupës Ushtarake pranë SUT.
Përmes funksionit të tij thelbësor, Shërbimi i Farmacisë kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e trajtimit klinik, garanton përdorimin e sigurt të barnave dhe ndihmon në funksionimin efikas të gjithë spitalit.
Shef Shërbimi
Ekipi farmacistëve
Entela Kapaj
Jetmira Koleci
Klaudia Qerimi
Iranda Ademi
Arjeta Kushi
Orari dhe Shërbimi On-Call
Orari zyrtar i punës: E hënë – E premte, 07:30 – 15:30
Shërbim On-Call në çdo ditë të javës dhe fundjavë, për të garantuar furnizimin e pandërprerë të pavioneve, sidomos në rastet urgjente.
URGJENCA PARASPITALORE
Misioni i shërbimit të urgjencës paraspitalore është të ofrojë ndihmë mjekësore dhe me cilësi në kujdesin paraspitalor, trajtimin dhe transportin nëse është e nevojshme në urgjencën spitalore. Të ofrojë ndihmë urgjente çdo ditë të vitit dhe kudo që ndodhet pacienti, me asetet dhe burimet më të mira të mundshme që ka dispozicion infrastruktura paraspitalore.
Shërbimi i urgjencës paraspitalore në kuadër të misionit të Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe në funksion të tij, në koordinim me qendrën kombëtare të urgjencës, për rastet e maksiemergjencave (tërmete, aksidente madhore automobilistike, pandemi apo epidmim, etj.) ofron shërbimit mjekësor paraspitalor ne nivel kombëtar. Përfshihet dhënia e ndihmës së parë, transporti në spitalet sekondare ose terciare.
Shef Shërbimi
Dr. Afrim Kastrioti
Kryeinfermiere
Anila Boka
Mjekët e urgjencës paraspitalore
Dr. Arben Duka
Dr. Diamanta Shameti
Dr. Artjola Jaupaj
Dr. Klauren Mërziku
Dr. Romina Tafaj
Dr. Argjend Kosiqi
Dr. Dario Horieti
Dr. Laurent Kërçi
SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
SHËRBIMI I KONSULTAVE DHE RECEPSIONI
Misioni i Shërbimit të Konsultave të Specializuara Ambulatore është të ofrojë kujdes mjekësor cilësor, të personalizuar dhe të koordinuar, për pacientët që kanë nevojë për ndjekje pas trajtimit spitalor, vlerësim të specializuar apo këshillim klinik.
Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e vazhdimësisë së kujdesit në kuadër të trajtimit të politraumës dhe patologjive të lidhura, në përputhje me misionin e SUT si institucion referues kombëtar.
Pacientët që paraqiten në konsultat ambulatore vijnë nëpërmjet sistemit të referimit, të dërguar nga:
- Mjeku i familjes
- Mjekët specialistë të nivelit parësor dhe dytësor
- Ose në raste specifike në vijim të një trajtimi të mëparshëm në SUT (kjo vlen për pacientët e traumave ortopedike dhe kirurgjikale)
Shërbimi ofron konsulta në një gamë të gjerë specialitetesh, duke përfshirë fusha klinike, kirurgjikale, psiko-sociale dhe rehabilituese, me qëllim:
- Diagnostikim të saktë dhe trajtim të specializuar
- Parandalim të komplikacioneve
- Rikuperim funksional pas traumës
- Mbështetje afatgjatë për pacientë me patologji kronike
Në të njëjtën kohë, ky shërbim ndihmon në organizimin dhe koordinimin efikas të fluksit të pacientëve, duke përmirësuar cilësinë e përvojës së pacientit dhe duke rritur efikasitetin e kujdesit shëndetësor.
Për kryerjen falas të konsultave ambulatore është i nevojshëm dokumentacioni mëposhtëm:
- Karta e shëndetit e rinovuar
- Karta e identitetit (ID) për personat mbi 18 vjeç
- Certifikate lindje për personat nën18 vjeç
- Rekomandim nga nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist i zonës ku banon (i planifikuar me sistem referimi)
Specialitetet që ofrohen:
- Kardiologji
- Pneumologji
- Endokrinologji
- Gastrohepatologji
- Neurologji
- Infeksionist
- Nefrologji
- Hematologji
- Ortopedi 1, 2, 3
- Neurokirurgji
- Kirurgji e përgjithshme
- Urologji
- Reumatologji
- Angiologji
- Dermatologji
- Alergologji
- Okulistikë
- ORL (Otorinolaringologji)
- Fizioterapi
- Psikiatër
- Psikologji klinike
- Gipsi (Shërbim i imobilizimit ortopedik)
- Dhoma e mjekimit
Orari i konsultave ambulatore: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.
