Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) përbën një njësi të specializuar dhe të domosdoshme në strukturën klinike të spitalit, me mision të qartë kurativ, arsimor dhe kërkimor-shkencor.
Ky shërbim luan një rol thelbësor në trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe politraumatizuar që kërkojnë kujdes intensiv, si dhe në ofrimin e anestezisë dhe menaxhimit të dhimbjes për të gjithë pacientët që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Veprimtaria e tij është pjesë integrale e misionit të SUT si qendër referimi e nivelit terciar në rang kombëtar për trajtimin e politraumës.
Shërbimi funksionon në mënyrë të pandërprerë, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shërbimet e tjera të spitalit për të siguruar pritjen, vlerësimin dhe trajtimin emergjent të pacientëve në gjendje kritike.
Përmes një bashkëpunimi multidisiplinar me shërbimet e Kirurgjisë së Përgjithshme, Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Vaskulare, Ortopedisë, ORL-së, Kirurgjisë Maksilofaciale, Okulistikës, Kardiologjisë, Pneumologjisë dhe Neurologjisë, shërbimi garanton një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj çdo rasti klinik që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe trajtim kompleks.
Ky shërbim është i angazhuar edhe në përgatitjen profesionale të mjekëve rezidentë dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të praktikave klinike bashkëkohore, përputhje me standardet më të larta mjekësore dhe etike.
Shef Shërbimi
Dr. Ervin SULAJ
Kryeinfermier/e
Danjela BEGAJ
Ekipi mjekësor i shërbimit
Dr. Servina Plaka
Dr. Shk. Bardhyl Kurti
Dr. Shk. Dritan Muzha
Dr. Alban Greca
Dr. Apostol Vaso
Dr. Ervin Sulaj
Dr. Silvana Leka
Dr. Blerina Gogu
Dr. Anisa Ramaliu
Dr. Altin Çuçi
Dr. Ornela Lila
Dr. Artur Mezini
Dr. Elona Reçi
Dr. Ardit Kuqi
