Misioni i Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Spitalin Universitar të Traumës është të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve të shtruar dhe atyre ambulatorë, nëpërmjet rehabilitimit funksional, riaftësimit gradual dhe edukimit shëndetësor, veçanërisht për pacientët post-traumë.
Ky shërbim mbulon pacientët në pavionet e shërbimeve që ofron SUT, duke u angazhuar për rikuperimin e aftësive funksionale dhe rikthimin në jetën e përditshme. Ky mision realizohet përmes ofrimit të një kujdesi profesional, të personalizuar dhe të bazuar në gjendjen klinike të pacientit, duke synuar:
- Riaftësimin gradual të funksioneve trupore, për të rikthyer pacientin në një jetë sa më aktive dhe të pavarur.
- Reduktimin e dhimbjes dhe komplikacioneve pas traumave, operacioneve apo periudhave të gjata të imobilizimit.
- Përmirësimin e mobilitetit.
- Përmirësimin e forcës muskulore, në mënyrë që pacientët të rifitojnë autonominë e tyre fizike.
- Përmirësimin e tonifikimit muskular,
- Parandalimin e invaliditetit afatgjatë dhe përshpejtimin e kohës së rikuperimit.
- Përmirësimin dhe fitimin e indipendencës në jetën e përditeshme.
- Edukimin e pacientëve dhe familjarëve, për t’i ndihmuar të realizojnë sipas direktivave të mjekut vetëkujdesin dhe përfshirjen aktive në procesin e rikuperimit.
Shërbimi vepron në bashkëpunim të ngushtë me pavionet klinike të SUT duke qenë një pjesë integrale e procesit të trajtimit të pacientëve në të gjitha fazat e kujdesit nga spitali, si dhe në ndjekjen ambulatore post-traumë.
Shërbimi ofron bashkëpunim me të gjitha rastet që vijnë nga vlerësimet e mjekëve të parësorit apo specialiteteve të ndryshme që pretendojnë një diagnostikim dhe trajtim primar fiziatrik ose ndjekje ambulatore të mëtejshme nga ana e fizioterapisë.
Qasja jonë është gjithëpërfshirëse, humane dhe e orientuar drejt pacientit, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës përmes rehabilitimit aktiv, funksional dhe të qëndrueshëm.
Aparaturat në shërbimin e fizioterapisë janë aparatura nga më bashkëkohoret.
Tecarterapia, magnetoterapia, Ultrasound, TENS, Laserterapia, infrared, Diatermia, Shortëave, Krioterapi me oksigjen, Parafinoterapi Limfodrenazhi, Traksionelektrik, Traksion manual.
Pajisje palestre:
2 pista, 3 bicikleta, 1 ergometër, 2 krevate masazhi, 2 shkalla Suedeze, cikrik, pesha të ndryshme, shkallët e drurit, paralele, 3 krevate, karrige për forcimin muskular, tapete, dhe shkopa.
Shef Shërbimi
Dr. Shk. Iris MYFTIU
Kryeinfermier/e
Perli RUSI
Mjek Fizioterapistë
Dr. Manushaqe Saraçi
N/Kolonel Dr. Adrialik Ceka
Major Dr. Gerond Spirollari
