Misioni i Shërbimit të Konsultave të Specializuara Ambulatore është të ofrojë kujdes mjekësor cilësor, të personalizuar dhe të koordinuar, për pacientët që kanë nevojë për ndjekje pas trajtimit spitalor, vlerësim të specializuar apo këshillim klinik.
Ky shërbim luan një rol kyç në ofrimin e vazhdimësisë së kujdesit në kuadër të trajtimit të politraumës dhe patologjive të lidhura, në përputhje me misionin e SUT si institucion referues kombëtar.
Pacientët që paraqiten në konsultat ambulatore vijnë nëpërmjet sistemit të referimit, të dërguar nga:
- Mjeku i familjes
- Mjekët specialistë të nivelit parësor dhe dytësor
- Ose në raste specifike në vijim të një trajtimi të mëparshëm në SUT (kjo vlen për pacientët e traumave ortopedike dhe kirurgjikale)
Shërbimi ofron konsulta në një gamë të gjerë specialitetesh, duke përfshirë fusha klinike, kirurgjikale, psiko-sociale dhe rehabilituese, me qëllim:
- Diagnostikim të saktë dhe trajtim të specializuar
- Parandalim të komplikacioneve
- Rikuperim funksional pas traumës
- Mbështetje afatgjatë për pacientë me patologji kronike
Në të njëjtën kohë, ky shërbim ndihmon në organizimin dhe koordinimin efikas të fluksit të pacientëve, duke përmirësuar cilësinë e përvojës së pacientit dhe duke rritur efikasitetin e kujdesit shëndetësor.
Për kryerjen falas të konsultave ambulatore është i nevojshëm dokumentacioni mëposhtëm:
- Karta e shëndetit e rinovuar
- Karta e identitetit (ID) për personat mbi 18 vjeç
- Certifikate lindje për personat nën18 vjeç
- Rekomandim nga nga mjeku i familjes dhe mjeku specialist i zonës ku banon (i planifikuar me sistem referimi)
Specialitetet që ofrohen:
- Kardiologji
- Pneumologji
- Endokrinologji
- Gastrohepatologji
- Neurologji
- Infeksionist
- Nefrologji
- Hematologji
- Ortopedi 1, 2, 3
- Neurokirurgji
- Kirurgji e përgjithshme
- Urologji
- Reumatologji
- Angiologji
- Dermatologji
- Alergologji
- Okulistikë
- ORL (Otorinolaringologji)
- Fizioterapi
- Psikiatër
- Psikologji klinike
- Gipsi (Shërbim i imobilizimit ortopedik)
- Dhoma e mjekimit
Orari i konsultave ambulatore: Çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.
