Shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme është pjesë e Spitalit Universitar të Traumës (SUT) dhe funksionon si një strukturë e tij brenda institucionit shëndetësor publik kombëtar, me mision në mjekim, mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Ky shërbim është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit spitalor dhe ofron ndihmë të specializuar në trajtimin e politraumës në nivel kombëtar.
Synimi kryesor është diagnostikimi dhe trajtimi spitalor e ambulator i pacientëve me patologji gastrointestinale, endokrine, hematologjike, neurologjike, infektive, pnumoftiziatrike, alergologjike, rheumatologjike, dermatologjike, nefrologjike, kardiake dhe psikiatrike.
Në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjera të SUT, sigurohet shërbim 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, për pritjen, menaxhimin dhe trajtimin përfundimtar të pacientëve me sëmundje të brendshme.
Gjithashtu, në bashkëpunim me sektorin e konsultave ambulatore, ofrohet shërbim për rastet e referuara nga sistemi shëndetësor i referimit, si në nivel lokal dhe rajonal, ashtu edhe për rastet e referuara nga qendrat shëndetësore në nivel kombëtar.
Në bashkëpunim me shërbimet e kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare dhe reanimacionit të politraumës, shërbimi është përgjegjës për pritjen dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të brendshme.
OBJEKTIVAT
Sigurimi i ndihmës mjekësore të specializuar për pacientët e paraqitur sipas sistemit të referimit, për pacientët e traumatizuar dhe për ata të shtruar në SUT me probleme të mjekësisë interne.
Ofrimi i shërbimit shëndetësor për ushtarakët aktivë, në rezervë dhe në pension të Forcave të Armatosura. Pjesëmarrja në komisionet mjekësore të specializuara, të përcaktuara në “Rregulloren e vlerësimit të aftësive fizike e shëndetësore të shtetasit dhe ushtarakut të FA”, për: kandidatët në shkollat ushtarake, oficerët, nënoficerët, ushtarët profesionistë të FA, kontingjentet që marrin pjesë në misione jashtë vendit.
Shërbimi si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të mjekësisë dhe mjekëve specializantë.
Koordinimi i edukimit të vazhdueshëm për mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor që mbulon shërbimi.
Trajtimi i popullatës civile për patologji të veçanta, me interes klinik dhe terapeutik, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ISKSH-së dhe në përputhje me udhëzimet e Ministrit të Mbrojtjes.
Shef Shërbimi
Dr. Fatos JAHO
Kryeinfermiere SB klinika 1
Eglantina DAUTI
Shefe shërbimi SB klinika 2, mjeke nefrologe
Dr. Grisilda GJANA
Kryeinfermiere SB klinika 2
Suzana CAKONI
Sektori Mjekesor i Kontrollit dhe Parandalimit te Infeksioneve Spitalore
Siguron një program të caktuar për survejancën, mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe raportimin në departamentet përkatëse. Merr masa për uljen e incidencës të infeksioneve spitalore. Informon institucionet përkatëse në rastet kur sëmundja ka karakter epidemik. Kryen monitorimin dhe zbatimin e protokolleve të pastrimit të ambienteve, sterilizimit, dezinfektimit dhe ruajtjen e higjienës dhe asepsisë ne salla. Kryen monitorimin e ndarjes së mbetjeve të rrezikshme në burim, në momentin e kryerjes së manipulimit. Ndjek procedurat e vaksinimitte stafit mjekësor vullnetar me vaksinen e gripit cdo vit, por edhe vaksinime të tjera në rast epidemish.
