Skip to content
044330470 spitalitraumes@shendetesia.gov.al
0

  • Kreu
  • RRETH NESH
    • DREJTIMI INSTITUCIONAL
    • KUADRI LIGJOR
      • ORGANIGRAMA
      • PROGRAMI I TRANSPARENCES
      • SI TE MBERRINI NE SUT
      • POLITIKA E MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
    • MISIONI SUT
  • MEDIA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
    • SHËRBIMI I URGJENCËS
    • SHËRBIMI UNIVERSITAR I ORTOPEDISË
    • SHËRBIMI ORL, OKULISTIKË, KIRURGJI MAKSILOFACIALE
    • SHËRBIMI I BLLOKUT OPERATOR
    • SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT “MIHAL KËRÇI”
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FARMACISË
    • URGJENCA PARASPITALORE
    • SHËRBIMI I IMAZHERISË
    • SHËRBIMI I KONSULTAVE TË SPECIALIZUARA AMBULATORE
    • SHËRBIMI I FIZIOTERAPISË
    • SHËRBIMI I SËMUNDJEVE TË BRENDSHME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME PËR VEPRIMTARI POLITIKE
Close Button

SHËRBIMI I URGJENCËS

Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) ka si mision ofrimin e kujdesit të menjëhershëm, të specializuar dhe multidisiplinar për pacientët që paraqiten në urgjencë, me fokus kryesor trajtimin e traumave dhe patologjive kritike për jetën.

Ne synojmë të sigurojmë diagnostifikim të shpejtë dhe trajtim efektiv, bazuar në protokollet ndërkombëtare (A.T.L.S. – Advanced Trauma Life Support) duke u koordinuar me shërbimet spitalore dhe përmes bashkëpunimit multidisiplinar për të maksimizuar rikuperimin dhe minimizuar komplikacionet.

Si qendër referimi në nivel terciar, garantojmë shërbim 24/7 për rreth 60.000 pacientë në vit (96% e rasteve janë trauma dhe politrauma), menaxhim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të rasteve emergjente jo-traumatike (rreth 4% e rasteve), duke respektuar nevojat e pacientëve dhe familjeve të tyre.

Përkushtimi ynë përfshin gjithashtu edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, për të siguruar standardet dhe për të krijuar protokollet më të larta klinike.

Pjesë e stafit 24-orësh multidisiplinor janë: 

Mjekë specialistë urgjence,

Mjekë kirurgë të përgjithshëm, 

Mjekë reanimatorë,

Mjekë ortopedë, 

Mjek neurokirurg, 

Mjek imazherist,

Mjek i specialiteteve të sëmundjeve të brendshme,

Mjekët specialist në shërbim “on call” (15 disiplina mjekësore),

Teknikë të imazherisë,

Infermierë të specializuar në pritjen, trajtimin dhe ndjekjen e të sëmurëve të traumatizuar, Specialistë të shërbimeve mbështetëse.

Vizioni ynë

Të jemi qendra udhëheqëse në rajon për trajtimin e urgjencave traumatike dhe patologjive kritike, duke ofruar kujdes të avancuar dhe inovativ, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe teknologjitë moderne, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës së pacientëve.

Në SUT, shërbimi i urgjencës përdor kode emergjence, për të përcaktuar prioritetin e trajtimit, duke siguruar që pacientët me nevojë më të madhe të marrin kujdesin menjëherë, ndërsa rastet më pak urgjente organizohen sipas nevojave specifike dhe sipas prioritetit të shërbimit (kodet e triazhimit parësor).

Çfarë Trajtohet në Urgjencën e SUT?

Pacientët e traumatizuar dhe politraumat e të gjitha grup-moshave,

Ndihmë e parë për sëmundje të përgjithshme që përbëjnë urgjenca jo-traumatike me synim stabilizimin e situatës dhe transportin në qendrën spitalore të përputhshme me nevojat mjekësore të të sëmurit,

Trajtimi i pacientëve në gjendje kritike në ambientet e “zonës së kuqe”.

Çfarë NUK Trajtohet në Urgjencë?

Vizitat e rikontrollit për pacientët e trajtuar më parë. (Këto kryhen në poliklinikë, nëpërmjet Sistemit të Referimit nga mjeku familjes ose në shërbimin ambulator.) Raste jo emergjente që nuk konsiderohen trauma ose politrauma. Ekzaminime imazherike/laboratorike për raste jo urgjente.

Menaxhimi i Pacientëve në Observacion (Zona e Kuqe). Pacientët në gjendje të rëndë mbahen në observacion næn monitorim dhe kujdes tæ vazhdueshæm dhe kritik. Vendimi për trajtim ose transferim merret nga shefat e shërbimeve të reanimacionit dhe të urgjencës, në konsultë ndërdisiplinore me mjekun kurures.

Ndalohet Rreptësisht:

Hyrja e familjarëve në sallat e operacionit dhe observacion (“zona e kuqe”)

Përdorimi i celularëve dhe/ose pajisjeve audio-vizive pa lejen përkatëse (V.O. ambienti spitalor është i monitoruar 24h me kamera me cikël të mbyllur)

Administrimi i shërbimit

Koordinimi:

Cel. +355693752572

Shef Shërbimi

Agustin SUMA MD, Kirurg maksilofacial, A.T.L.S. certified Mjekët primarë në urgjencë:

Gjovalin BUSHI MD ScD, Kirurg

Gazmir FEJZIU MD, Patolog Mjeko-ligjor

Erion GJOSHI MD, Kirurg i përgjithshëm, A.T.L.S. certified Gerald KOLA MD, Internist & gastroenterolog

Met LOCI MD, Kirurg i përgjithshëm, A.T.L.S. certified Enida ZAIMI MD, Interniste

Kryeinfermier i urgjencës:

Eduart RAMA

Kryeinfermiere OBS – Blloku operator i urgjencës (“Zona e kuqe”):

Sadete GJECI

Infrastruktura në Urgjencë dhe OBS

  1. Ambientet e shërbimit janë të organizuara sipas kodeve dhe prioritetit të vlerësimit:
  2. Dhoma e kodeve “të bardha”: dhomë vizite 3 shtretër 
  3. Dhoma e kodeve “jeshile”: 8 shtretër
  4. Dhoma e kodeve “të verdha”: 4 shtretër 
  5. Dhoma e kodeve “të kuqe”: 6 shtretër

Blloku operator i urgjencës

Ambjente spitalore ndihmëse:

  • Dhoma e ekzaminimit ekografik në urgjencë
  • Njësia e imazherisë klinike radiografike në urgjencë 
  • Njësia e imazherisë me CT në urgjencë
  • Dhoma e manipulimeve dhe mikrokirurgjisë
  • Dhoma e konsultës dhe manipulimeve ortopedike në urgjencë

Marrë nga “Udhëzuesi për përgatitjen e planeve të përgjigjes së spitaleve ndaj fatkeqësive” si pjesë e “Platforma e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë për menaxhimin e riskut” me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Njoftime dhe trajnime

Trajnimi multidisiplinor periodik i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Traumes dhe Kirurgjisë së Urgjencës (A.S.T.E.S.) dhe nga American College of Surgeons (A.C.S.) për përftimin e dijeve teoriko-praktike dhe certifikimin sipas Advanced Trauma Life Support (A.T.L.S.) nën drejtimin e Prof. Agron Dogjani MD dhe Prof. Edmond Zaimi MD.

Në rast urgjence, kontaktoni 127

Shërbimi i urgjencës ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë

Koordinimi spitalor (24/7): +355693752572

 

  • February 2025
  • January 2025
  • December 2024
  • November 2024
  • October 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • April 2023
  • Njoftime
  • SHËRBIMET MJEKËSORE

RRETH NESH


Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.


Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • X

LIDHU ME:

Kryeministria

The New England Journal of Medicine

Shqipëria jo duhanit

Infermierë për Shqipërinë

Mjekë për Shqipërinë


KËRKO MË SHUMË

Ministria e Shëndetësisë

Instituti i Shëndetit Publik

Fondi i Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor

Qendra Kombetare e Edukimit ne vazhdim

Fakulteti i Mjekësisë


ORARET E VIZITAVE


Rregulla të unifikuara per aksesin e vizitorëve në strukturat spitalore


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora      12:00 - 13:00
Pasdite nga ora        17:00 - 19:00


VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora       11:00 - 12:00
Pasdite nga ora         18:00 - 19:00


Nuk lejohen familjarë në shërbimin e Urgjencës, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku!


Spitali Universitar i Traumes By Themespride

Call Now Button