Shërbimi Universitar i Ortopedisë i Spitalit Universitar të Traumës shërben si njësi bazë klinike me karakter diagnostiko-kurativ dhe pedagogjiko shkencor, me mision themelor trajtimin e pacientëve me trauma muskuloskeletike e politraumave. Shërbimi Universitar i Ortopedisë shërben si qender e nivelit terciar mbarëkombëtar për trajtimin e pacientëve të politraumatizuar.
Gjithashtu ka si mision paralel trajtimin e pacientëve më sëmundje dhe lezione të ftohta të aparatit lokomotor si: anomali të lindura apo të fituara, sëmundjet ortopedike pediatrike, onkologjinë ortopedike dhe rikonstruksionet e pasojave dhe sekelave kirurgjikale të trajtimeve të mëparshme në nivelet primare dhe sekondare të trajtimit.
Si njësi bazë pedagogjike shërbimi në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë përgatit programet mësimore praktike dhe teorike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe mjekët e diplomuar që specializohen për kualifikimin pasuniversitar në Degën Ortopedi -Traumatologi lokomotore.
Në bashkëpunim e koordinim me shërbimet e tjera të SUT siguron shërbim 24 orë në 365 ditë në Urgjencë për politraumat, menaxhimin, ndjekjen në vijmësi dhe trajtimin përfundimatar të rasteve të pacientëve të politraumatizuar.
Gjithashtu ka në fokus bashkëpunim me sektorin e konsultave ambulatore, duke ju siguruar shërbim ambulator për rastet me sistem referimi, si në nivel lokal e rajonal ashtu dhe për rastet e referuara nga shërbimet ambulatore të qendrave shëndetësore në nivel kombëtar.
Shërben si pikë referimi për të gjitha rastet e komplikuara të traumës së ftohtë muskuoskeletike në nivel rajonal e nacional dhe merr përgjegjësitë për zgjidhjen e rasteve të vështira të referuara nga shërbimet e tjera analoge nga të gjitha spitalet rajonale e periferike.
Në bashkëpunim me shërbimet e kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë vaskulare e reanimacionit të politraumës është përgjegjës për pritjen dhe trajtimin e rasteve të pacientëve të politraumatizuar.
Shef Shërbimi
Prof.Asc. Dr. Vilson Ruci
Shef Klinike
Dr.Shk. Dritan Todhe
Dr.Shk. Dritan Distafa
Kryenifermier/e
Silvana Bardhi-klinika e parë
Matilda Musabelli-klinika e dytë
Valbona Xhelilaj-klinika e tretë
