🩺 Dializa në shtratin e të sëmurit, Prizmaflex është aparatura më e re e shtuar në Shërbimin e Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës, e teknologjisë më të avancuar në trajtimin e pacientëve të traumatizuar që bëjnë dëmtime akute të veshkës apo në gjendje septike.
🔬 Aparatura mundëson realizimin e terapisë renale zëvendësuese të vazhdueshme, ka të njëjtat indikacione si dializa, por është e përzgjedhur tek pacientët me hemodinamikë jo stabël.
📉 Vendosja në funksion e Prizmaflex ndihmon në uljen e sëmundshmërisë dhe fatalitetit te pacientët e traumatizuar dhe kirurgjikal.
🙏 Mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e ekipit mjekësor të Spitalit Universitar të Traumës 👏🏼
Related Posts
Tetori rozë, fushata mbi kancerin e gjirit
Tetori rozë, fushata mbi kancerin e gjirit "IA VLEN TË JETOSH! SUT ME JU!" Të ndërgjegjësohemi për luftën kundër kancerit të gjirit, Jo vetëm gjatë muajit të tetorit…
Hapen shpallje të reja për punësim pranë S.U.T
Thirrjet janë hapur në Buletinin e Njoftimeve Publike nga app.gov.al në seksionin "Njoftime të tjera" faqet 1058-1075 BULETINI_NR._42_DATË_06.07.2026Download





