
Spitali Universitar i Traumës është Institucion Shëndetësor Publik Kombëtar mjekimi, mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor në përmbushje të ofrimit të kujdesit shëndetësor terciar. Spitali Universitar i Traumës është person juridik, publik, buxhetor në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Spitali Universitar i Traumës është pjesë e rrjetit të integruar të shërbimit mësimor e kërkimor – shkencor dhe spitalor në Republikën e Shqipërisë dhe ndjek e zbaton aktet ligjore e nënligjore në fushën e shëndetësisë.
SUT ka si mision ofrimin e kujdesit të menjëhershëm, të specializuar dhe multidisiplinar për pacientët që paraqiten në urgjencë, me fokus kryesor trajtimin e traumave dhe patologjive kritike për jetën.
Ne synojmë të sigurojmë diagnostifikim të shpejtë dhe trajtim efektiv, bazuar në protokollet ndërkombëtare duke u koordinuar me shërbimet spitalore dhe përmes bashkëpunimit multidisiplinar për të maksimizuar rikuperimin dhe minimizuar komplikacionet.
Si qendër referimi në nivel terciar, garantojmë shërbim 24/7 me menaxhim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të rasteve emergjente jo-traumatike (rreth 4% e rasteve), duke respektuar nevojat e pacientëve dhe familjeve të tyre.
Përkushtimi ynë përfshin gjithashtu edukimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, për të siguruar standardet dhe për të krijuar protokollet më të larta klinike.
Kontakt i shpejtë
Urgjenca 127Tel: +355 44 330 472
Email: info.trauma@sut.gov.al
Email: spitalitraumes@shendetesia.gov.al
Adresa: Rruga Lord Bajron, Tiranë 1000, Albania
ORARET E VIZITAVE
VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Pavione:
Paradite nga ora 10:00 - 11:00
Pasdite nga ora 16:30 - 17:30
VIZITAT E FAMILJARËVE
Në Reanimacion :
Paradite nga ora 11:00 - 12:00
