Pacientja e Mitur me Frakturë Mandibular: Një Rast Suksesi i Ekipit të SUT
Traumat maksilofaciale janë dëmtime që trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës sipas protokolleve më efikase me një ekip mjekësor profesional, kushte spitalore optimale me teknika të teknologjisë së fjalës së fundit.
Intervente maksilofaciale merren me menaxhimin delikat të frakturave të masivit facial të cilat kërkojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë e të detajuar në rimodelimin funksional dhe estetik të fytyrës.
Pacientja 8 vjeçare e shtruar në pavionin e Shërbimit ORL, Okulistikë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale, me diagnozë frakturë comminutive mandibulare, iu nënshtrua interventit kirurgjikal osteosinezë me minipllaka duke rikthyer funksionin dhe estetikën normale.
Ndërhyrja kirurgjikale tek një pacient i mitur me frakturë totalisht të pafavorshme, ishte një tjetër rast suksesi i realizuar nga ekipi mjekësor maksilofacial.
Mirënjohje për ekipin mjekësor të SUT që trajton me kujdes dhe profesionalizëm pacientët me trauma maksilofaciale: Kirurgët: Dr. Marjon Sako, Dr. Lozana Binjaku, Dr. Alma Teliti, Dr. Denis Çela, anesteziste Dr. Elona Reçi, Dr. Ardit Kuqi, Denis Çela, ndihmës anesteziste Natasha Mihali, instrumentare Anjeza Saliu, infermier Drita Guçe, Miranda Ahmeti.